Një parodi e ka konsideruar kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës Fredi Beleri seancën e sotme në GJKKO e cila e ka dënuar me dy vite burg. Ai pretendon se është dënuar pa prova dhe me dëshmi penaliteti të falsifikuar.
"Seanca e sotme ishte një parodi. Me dëshmi penaliteti të falsifikuar, pa prova, pa asnjë dëshmitar tjetër veç atij të paguar nga policia, me gjyqtare “të emëruar”, brenda një kafazi prej xhami, duke mos patur mundësinë e komunikimit me avokatin, sot, gjykata shqiptare më dënoi me dy vite burgim.
Krimi që kam kryer është se ne, himariotët, kërkojmë të jemi zotër të tokave tona stërgjyshore. Krimi i kryer nga unë është se bashkëqytetarët e mi himariotë më zgjodhën kryetar bashkie, duke dalë kundër planeve të kryeministrit shqiptar, Edi Rama. SHBA dhe BE, kjo është drejtësia që ju dëshironi për ne? Gjyqtarëve po u lë komentet e popullit shqiptar. Unë do të vazhdoj përpjekjet e mia për Drejtësi dhe Demokraci, në emër të bashkëqytetarëve të mi. Herët a vonë, unë do ta gjej drejtësinë. Kam aq durim sa duhet për ta çuar deri në fund këtë çështje", thuhet në reagim.
Lajmi kryesor:
Gjykata e Posaçme dënon Fredi Belerin me 2 vite burg, bleu votat e zgjedhjeve vendore! Reagon Greqia
B.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Janar, 08:40
A duhen bërë publik emrat e politikaneve që kanë përdorur Sky Ecc?
-
Po
87.5%
-
Jo
7.2%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 1532
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mero Baze: Ngërçi i SPAK me 21 Janarin
17 Janar, 22:23
-
Afera Partizani/ Kërkoi shfuqizimin e arrestit në shtëpi, Kushtetuesja rrëzon sërish Berishën: Pretendime të pabazuara! Kuvendi nuk shkeli ligjin me dhënien e autorizimit
17 Janar, 18:40
-
EKSKLUZIVE/ '4 vrasjet e 21 Janarit' - E motra e Ziver Veizit për Report Tv: Berisha e pranoi vetë krimin shtetëror, çfarë pret më SPAK? Të dënohen urdhëruesit e zbatuesit
17 Janar, 18:31
-
Himarë/ U përmbyt rruga e bizneset, KLSH nis auditimin për hidrocentralin e ish-deputetit të PD, Vasil Gjika! Në hetim administratori
17 Janar, 16:59
-
Himarë/ Shembja e ujëmbledhësit të HEC Sasaj në Bunec, nën akuzë administratori i kompanisë! Edhe KLSH nis auditimin për përgjegjësit (EMRI)
17 Janar, 13:18
-
VIDEO/ Momenti i shembjes së murit të ujëmbledhësit të HEC Sasaj në Bunec
17 Janar, 11:08
-
Abuzimi me fondet e SASPAC/ Ilir Beqaj mbetet në qeli, GJKKO i rrëzon kërkesën për zëvendësim mase
17 Janar, 10:41
-
Afera Partizani/ Ja pse Apeli i GJKKO caktoi detyrim paraqitjeje për Berishën: Është kryetari i opozitës, jemi në prag fushate por s’mund të shuhej masa e sigurisë! (DOKUMENTI)
16 Janar, 14:45
-
‘Plumbi i artë’, Dumani: Bujar Çelën doja ta vrisja me armën që më dhuroi i vëllai Talo, por m’u bllokua! Mora hakun e mikut tim Klevis Kapllani
16 Janar, 14:34
-
Çahet muri i ujëmbledhësit të HEC Sasaj në Bunec, derdhen 15 mijë metra kub ujë! Dëmton 10 biznese e 2 familje! Prefekti i Vlorës për Report Tv: Situata nën kontroll
16 Janar, 13:55
-
Në hetim për korrupsion, kryeprokurori i Sarandës pezullohet nga detyra! SPAK: Veprime të paligjshme në favor të vjehrrit të tij
16 Janar, 11:10
-
Licencuan karburantin pa leje ndërtimi, mbahet seanca paraprake në GJKKO për kryebashkiakun socialist të Devollit e 4 zyrtarë! Kërkojnë pushimin e çështjes
16 Janar, 09:33