Gjykata: Video, provë! Avokati e
pranon: Ndoka rrahu Strazimirin!

Gjykata: Video, provë! Avokati e<br />pranon: Ndoka rrahu Strazimirin!
TIRANE - Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e deputetit Pjerin Ndreu, i vënë nën akuzë për goditje për shkak të detyrës, në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj deputetit Gent Strazimiri, i cili në seancën e kësaj të hëne kërkoi që video e xhiruar nga kamerat e sigurisë së Parlamentit të mos merret si provë dhe të shpallet e pavlefshme.

Kërkesa e deputetit Ndreu u shtrua para gjykatës nga avokati mbrojtës Baftja Rusi, ndërsa kolegji penal vlerësoi se ajo i shërben si provë e rëndësishme për procesin. Sipas gjykatës, video ka fokusuar tërësisht konfliktin dhe për këtë arsye është një ndër provat e rëndësishme të këtij procesi.

Po ashtu gjykata pasi ka dëgjuar dëshmitë e deputetëve Parid Cara e Arben Prenga, ka vendosur të administrojë si provë një vendim të drejtësisë italiane të paraqitur nga Prokuroria ku deputeti Arben Ndoka, po ashtu nën akuzë për goditje të kolegut Gent Strazimiri, ka qenë i dënuar më parë në Itali. Në bazë të këtij vendimi, Gjykata e Lartë merr në administrim kërkesën e Prokurorisë sipas së cilës, deputeti Ndoka është me precedentë të mëparshëm penalë.

Nga ana e tij, gjatë seancës Ardian Visha, avokati i deputetit Ndoka, ka pranuar se klienti i tij ka rrahur deputetin demokrat Gent Strazimiri.

Në seancën e sotme gjyqësore, deputetët e mazhorancës Armando Prenga dhe Parid Cara dhanë dëshminë e tyre, ku u shprehën se në lidhje ngjarjen në seancën parlamentare të 10 korrikut 2014, nuk ka pasur goditje nga ana e Ndreut, por vetëm sharje dhe ofendime mes tij dhe Strazimirit dhe sipas tyre, të provokuara nga deputeti demokrat. 

Ora 11:14 Prenga e Cara: Ndreu s'e ka goditur Strazimirin...vetëm sharje mes tyre
Deputetët e Partisë Socialiste Amrnado Prenga dhe Parid Cara kanë dëshmuar sot në seancën gjyqësore të Gjykatës së Lartë në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj deputetit Gent Strazimiri në seancën parlamentare të 10 korrikut 2014.
 
Të dy deputetët, të cilët munguan në seancën e kaluar, kanë treguar përpara togave të zeza ngjarjen e dhunës në Kuvend, duke u shprehur të dy se deputeti i akuzuar Pjerin Ndreu nuk e ka goditur kolegun e tij demokrat Strazimiri, por vetëm fyerjes mes tyre. Sipas
 
Në dëshminë e tij, deputeti Prenga i pari që ka treguar ngjarjen, është shprehur se gjuha e deputetit demokrat në Kuvend është fyese për të gjithë kolegët e tij, duke krijuar edhe rritim. Sipas Prengës, ai së bashku me Ndreun kanë qenë në kafe pas fjalimit irritues të Strazimirit, dhe kur janë rikthyer në Kuvend, ka dëgjuar deputetin e PD duke sharë dhe ofenduar në korridor.
 
Të njëjtën gjë sipas Prengës, Strazimiri bëri edhe me Ndreun duke sjellë edhe shkëmbim fyerjes mes tyre, ndërsa shton se nuk ka parë që kolegu i tij i PS të ketë goditur deputetin demokrat.
 
“Deputeti Strazimiri shpesh në fjalimet që mban irriton jo vetëm deputetë por edhe dëgjuesit. Fjalimi i tij ishte fyes për të gjithë deputetët e Kuvendit. Fjalimi i Strazimirit u përgojua në sallë. 30 min pas fjalimit dolëm në kafe me Pjerinin dhe pastaj në korridor dëgjova Strazimirin që shante e bërtiste. Në ate moment Strazimiri e fyen, dhe Pjerini u afrua në shkëmbim fjalësh e fyerjesh mes tyre. Nuk kam parë që Strazimirin ta ketë qëlluar Pjerini dhe vetëm sharje e fyerje mes tyre kishte.” është shprehur deputeti Prenga përpara trupit gjyqësor. 

Të njëjtën gjë ka treguar edhe deputeti Cara, i cili ka treguar se në momentin e dhunës në Kuvend ka qenë në sallë, ndërsa ka vënë re që në korridorin kishte një sherr. Sipas Carës, në momentin që ka dalë në korridor ka parë përplasje mes Strazimirit dhe Arben Ndokës.
 
Por edhe për deputetin Cara, ka qenë Strazimiri i cili ka ofenduar Pjerin Ndreun duke e quajtur kriminel, ndërsa mes tyre nuk ka pasur goditje por vetëm shtyrje.
 
“Kam qenë në salllën e gjyqit ditën kur ndodhi incidenti. Strazimiri po fliste në podium dhe akuzonte deputetët e mazhorancës se disa janë të dënuar dhe me precedentë penale. Në korridor pamë që po ndodhte një sherr dhe dolëm për të parë. Kishte përplasje mes deputeti Strazimiri dhe Ndoka se unë isha në sallë. Duke u afruar në drejtim të kafes Strazimiri iu dejtua Pjerinit duke i thënë je kriminel ndërsa Pjerini nuk pashë që kishte ndonjë goditje por vetëm shtyrje.” ka treguar deputeti Cara

Dy deputetët e Partisë Socialiste Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu janë nën akuzë se goditën për shkak të detyrës deputetin e opozitës Gent Strazimiri. Hetimi ndaj tyre nisi pas incidentit të ndodhur më korrik të këtij viti në ambientet e korridorit të parlamenti, ndërsa në sallë zhvillohej seanca plenare. Sipas pamjeve nga kamera e sigurisë së Kuvendit, deputetët u përfshinë në një konflikt, ku socialisti Arben Ndoka qëlloi me grusht deputetin demokrat Gent Strazimiri, ndërsa Ndreu e goditi në kokë.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Pyetja e Adit

Edison Ypi: Pyetja e Adit