Gjykimi i “21 janarit” bllokohet
në Apel, pritet të ndërhyjë KLD

Gjykimi i “21 janarit” bllokohet<br />në Apel, pritet të ndërhyjë KLD
TIRANE- Seanca e shumë pritur në Gjykatën e Apelit për dosjen “21 Janari” demonstratën ku mbetën të vdekur 4 protestues të pafajshëm, me sa duket jo vetëm nuk hapi një procesor normal gjykimi, por ka prodhuar një ngërç për drejtësinë.
 
Shkak për këtë ngërç i cili bllokon kështu nisjen e gjykimit në Apel, është mungesa e gjyqtarëve.
 
Pas largimit të treshes gjykuese, Fatos Qato, Agim Bendo, dhe relatorit Astrit Haxhialushi, u bë zëvëndësimi me Ervin Metallën dhe Evgjeni Sinoimerin ndërsa një vend mbetet vakant.
 
Nga trupa aktuale e gjyqtarëve të Apelit, asnjë prej tyre nuk mund të bëhet pjesë e këtij gjykimi, pasi shkak është pjesmarrja e tyre në masat e sigurisë për protestuesit, ç’ka për palët ndërgjyqësore, avokatët mbrojtës të Prendit dhe Llupos, si dhe për organin e akuzës, nuk mund të pranohen.
 
Aktualisht Gjykata e Apelit ka njoftuar për publikun se ky gjykim rinis më 17 shtator, ora 10:00, ndërkaq burime brënda kësaj gjykate thanë për “A1 Report” se, kjo dosje tashmë është në ngërç e bllokuar, dhe për këtë shkak do t’i drejtohen me një shkresë Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

faksimile 21 janari

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Terrorizoi Belgjikën dhe plagosi biznesmenin rumun, pse Elis Rroshkodol u bë Elis Shkoza? Mori emrin e artistit shkodran, lidhje indirekte e Al Bano

Terrorizoi Belgjikën dhe plagosi biznesmenin rumun, pse Elis Rroshkodol u bë Elis Shkoza? Mori emrin e artistit shkodran, lidhje indirekte e Al Bano