Gjykoi Dritan Dajtin dhe Sajmir Tahirin, KPA rikthen në detyrë gjyqtarin Ardit Mustafaj! Ishte shkarkuar nga KPK

Gjykoi Dritan Dajtin dhe Sajmir Tahirin, KPA rikthen në detyrë gjyqtarin Ardit Mustafaj! Ishte shkarkuar nga KPK

Ardit Mustafaj në KPK

Ish Gjyqtari i Krimeve të Rënda dhe GJKKO Ardit Mustafa, pas dy vjetësh, do të riveshë veladonin e zi, për të dhënë vendime në emër të Republikës. Mustafa u shkarkua më 5 mars 2020 nga Vettingu në shkallë të parë, por Kolegji i Apelimit e rrëzoi këtë vendim duke e rikthyer në detyrë. Sipas KPA vendimi i shkarkimit ishte i padrejtë

Ardit Mustafa njihet edhe si gjyqtari i trupës që gjykoi Dritan Dajtin dhe ish Ministrin e Brendshëm Saimit Tahiri. Kolegji i Posaçëm i Apelimit mbylli në gusht hetimin gjyqësor për gjyqtarin pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar, Ardit Mustafaj.

Në seancën seancën gjyqësore publike të çështjes subjekti i rivlerësimit u dëgjua nga trupi gjykues, teksa paraqiti kundërshtimet e tij ndaj vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke deklaruar se ky vendim, i bazuar në shkaqe që lidhen vetëm një kriter, atë të pasurisë, është i njëanshëm, me konstatime të gabuara, arbitrare dhe në kundërshtim të plotë me parimin e proporcionalitetit.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi më datë 5 mars 2020 shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Ardit Mustafaj, me detyrë gjyqtar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kroaci/ Hyn në shtëpinë e të moshurave dhe qëllon me armë zjarri, humbin jetën 5 persona! Në pranga autori

Kroaci/ Hyn në shtëpinë e të moshurave dhe qëllon me armë zjarri, humbin jetën 5 persona! Në pranga autori