TIRANE- SPAK kërkon përjashtimin e gjyqtares Entela Shedula nga gjykimi i çështjes ndaj Nuredin Dumanit dhe të pandehurve të tjerë të dosjes “Plumbi i artë”.
Kërkesa e SPAK vjen pas 2 kërkesave të rrëzuara nga vetë avokatët, me qëllim zgjidhjen e konfliktit të interesit mes gjyqtares Shedula dhe njërit prej avokatëve të të pandehurit Gentian Sharra, për shkak të një lidhjeje familjare mes të dyve.
SPAK kërkon t’i jepet përparësi avokatit të zgjedhur nga vetë i pandehuri. Për shkak të këtij konflikti procesi ndaj 20 personave te operacionit “Plumbi i artë” ka mbetur ende në seancën e parë ku palet kanë paraqitur kerkesat paraprake.
Seanca e radhës u la në 10 maj, pasi per kete kerkesë pritet të shprehet nje tjeter trup gjykues.
Kujtojmë se GJKKO ka dërguar për gjykim çështjen ndaj Nuredin Dumanit dhe 19 të akuzuarve të tjerë për ngjarje të rënda kriminale në kuadër të dosjes ‘Plumbi i Artë', si grupi i strukturuar kriminal, vrasje me pagese, vrasje, trafik droge, vendosje tritoli në banesa, grabitje etj
Dëshmitë e të penduarit Nuredin Dumani zbërthyen vrasjet nga grupet e organizuara kriminale të një dekade nga viti 2011 deri në 2022.