Mbledhja e parë e Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ, i ngjasoi më shumë një gjyqi. Në axhendë ishte shqyrtimi i dy kërkesave për të ndryshuar vendimin e Ilirjan Celibashit që dënoi me gjobë prej 1500 lekësh kreun e Kadastrës së Lushnjes, pas dhënies së lejeve të legalizimit nga deputeti i PS, Bujar Cela, një veprimtari e ndaluar nga KQZ për shkak të zgjedhjeve.
Ndonëse mbledhja nisi vrullshëm, KAS pa të arsyeshme që t’i hiqte gjobën aspak të konsiderueshme, Kreut të kadastrës së Lushnjës, duke u mjaftuar vetëm me një kërkesë; në aktivitete të tilla të mos ftohen deputetë.
“KAS ka vendosur ndryshimin e vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pranimin e ankimit të Arben Qalliut për gjobën, rrëzimin e ankimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, për dënimin administrativ të deputetit Bujar Cela, si dhe ka vendosur që Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve t’i kërkojë kreut të Kadastrës që deputetët të mos ftohen deri në datën e zgjedhjeve në veprimtaritë rutinë. Ky vetim hyn në fuqi menjëherë”, u shpreh kreu i KAS, Ilir Rusmajli.
Për Komisionin e Ankesave kjo foto nuk provon se certifikatat janë shpërndarë nga deputeti.
“Rrethanat e rastit nuk provojnë shpërndarjen e certifikatave nga deputeti, por ama krijojnë bindjen se ai ka marrë pjesë në proces”, thotë Rusmajli.
Ndërsa jashtë banesës, për KAS nuk konsiderohet vend i hapur për publikun, madje nuk mjafton as që e ka postuar në rrjetet sociale.
“Nga ana tjetër nuk rezulton e provuar që kryerja e veprimtarisë të jetë bërë në vende të hapura për publikun, në sheshe apo njësi komunitare të zonës, apo mediat të kenë shoqëruar deputetin”.
Ndonëse LSI kërkoi gjobë deri 9o mijë lekë, KAS jo vetëm që nuk e mori në konsideratë këtë shumë, por i hoqi dhe gjobën e parë, prej 1500 lekësh. Të vetmit që votuan kundër këtij vendimi në KQZ, ishin anëtaët Ledio Braho, dhe Elvis Cefa.
K.T./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55.4%
-
Jo
31.9%
-
Nuk e di
12.7%
Vota total: 583
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ tregon se sa të mbyllura do të jenë listat: Për çdo parti, 46 deputetët e parë janë të fiksuar
21 Janar, 17:09
-
Zgjedhjet/ Report Tv zbardh propozimet e PD për ndryshimet në Kod: Të votojnë emigrantët me ID ose pasaporta të huaja
21 Janar, 14:46
-
Zgjedhjet/ PS e PD do ndryshojnë Kodin Zgjedhor! Shteti paguan 100% postën për votën e emigrantëve! 200 mijë votues në diasporë pa ID, Celibashi: Zgjasni vlefshmërinë e dokumenteve
20 Janar, 11:00
-
Kuvend/ Bardhi sulmon Begajn: Sekretar i Taulant Ballës! Spiropali thirrje diasporës të votojë për zgjedhjet
20 Janar, 07:44
-
Balla këshilla Diasporës në Torino: Regjistrohuni të jepni votën për Shqipërinë në BE, kujdes me aplikimin në KQZ! S’duhen ndërruar as makina dhe as shoferi!
19 Janar, 20:35
-
Vota e Diasporës, 30 mijë aplikime në një javë! KQZ refuzon 1 në 3 persona, emigrantët nuk po paraqesin dokumente për adresën
18 Janar, 15:40
-
Ambasadori shqiptar do të shkojë tek ceremonia e inaugurimit të Trump! KQZ i jep OK: Ka ftesën e Shtëpisë së Bardhë
18 Janar, 12:22
-
Debate në KQZ për diasporën, PD: Rama po përdor ambasadat për fushatë! PS: Edhe ju keni hapur zyrë në Londër
17 Janar, 17:22
-
Vota e Diasporës/ Kalojnë 20 mijë aplikime, KQZ refuzon 1600 persona për një ditë! KQZ rrëzon 1/3 e emigrantëve, shkak adresa e banimit
16 Janar, 18:25
-
‘Plumbi i artë’, Dumani: Bujar Çelën doja ta vrisja me armën që më dhuroi i vëllai Talo, por m’u bllokua! Mora hakun e mikut tim Klevis Kapllani
16 Janar, 14:34
-
Zgjedhjet/ Dyndje aplikimesh nga diaspora (edhe me pasaktësi)! KQZ nën 'presionin' e kohës, opozita: A i jepni dot dum?
15 Janar, 15:30
-
Mero Baze: Baltosja e zgjedhjeve me votën e diasporës është i vetmi ngushëllim për Berishën
14 Janar, 22:01