TIRANE - Gjyqi ndaj deputetëve socialistë Arben Ndoka e Pjerin Ndreu po shkon drejt fundit në Gjykatën e Lartë, në lidhje me dhunën e ushtruar në Kuvend ndaj kolegut demokrat Gent Strazimiri në ambientet e Kuvendit. Në seancën e kësaj të premteje u mbyll procesi i administrimit të provave dhe pyetjet së dëshmitarëve, ndërsa më 8 maj dy të pandehurit në akuzë për dhunën ndaj kolegut të tyre do të japin dëshmitë e fundit.
Për konfliktin fizik ndërmjet deputetëve Pjerin Ndreu dhe demokratit Gent Strazimiri në korridorin e parlamentit në seancën e 10 korrikut 2014 avokati i Ndreut, Baftjar Rusi tha se do kërkojë pafajësi pasi akuza e ngritur nga Prokuroria “goditje për shkak të detyrës” nuk mund të provohet.
“
Nuk ka goditje për shkak të detyrës, por një rrahje të thjeshtë… Më shumë është goditje ndaj kryeministrit dhe maxhorancës “Më 8 maj do të kërkojmë, sqarojmë pozitën e deputetëve që nuk ka lidhje me akuzën. Kërkojnë pafajësi, të bindur se do ta marrim”, u shpreh avokati i Ndreut.
Në seancën e kësaj të premte në Gjykatën e Lartë dëshmoi deputeti i Partisë Socialiste Paulin Stërkaj i cili deklaroi se kolegu Strazimiri është provokator, dhe jo pak herë krijon insinuata në seancë. I pyetur në seancën gjyqësore për etikën e parlamentit, Stërkaj u shpreh para gjykatës se fjalori i përdorur në kuvend është banal dhe i denjë për atë të rrugës, por ky nivel i ulët komunikimi me fyerje e sharja ka ardhur duke u reduktuar.
Gjykata e lartë vendosi 8 majin si ditën ku të pandehurit do bëjnë deklarimet përfundimtare dhe prokuroria do japë konkluzionet e saj.
Ndoka dhe Ndreu akuzohen për shunën ndaj deputetit të Partisë Demokratike Gent Strazimi në korridorin e Kuvendit ndërsa në sallë zhvillohej seanca, ku kamerat e sigurisë filmuan momentin e dhunës.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55%
-
Jo
32.4%
-
Nuk e di
12.6%
Vota total: 680
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dhuna në Oborrin Mbretëror, REPORT TV zbardh vendimin e Gjykatës: Sherri nisi për një dollap mes Gjergj Zaharisë e Princ Lekës! Ja pse u shfajësua Elia
22 Janar, 21:51
-
10 vite stërvitje dhe dietë ekstreme, njihuni me 25-vjeçarin kampion që sakrifikon për Bodybuilding
22 Janar, 21:47
-
Koleksioni i 300 objekteve shqiptare në Muzeun Etnografik të Budapestit, në qershor në Shkodër
22 Janar, 21:22
-
Zbulohet çfarë shkruhet në letrën që Joe Biden i la Trumpit në Zyrën Ovale
22 Janar, 21:16
-
Champions League/ Shakhtar 'i vjedh këpucët' Brestit, fiton edhe Leipzig kundër Sporting! Sot PSG - City, në fushë Interi dhe Milani
22 Janar, 21:04
-
Pentagoni do të dërgojë 1.500 trupa aktive në kufirin me Meksikën, thonë zyrtarët
22 Janar, 20:54
-
Lëvizja Vetëvendosje: Kosova, në disavantazh përballë Serbisë për faj të Biden! Richard Grenell: E komplimentuat 4 vite dhe shkonit në konventat e tij
22 Janar, 20:38
-
Princ Leka u dënua me 16 muaj shërbim prove, Partia e Legalitetit: Ai është figurë e kulluar, u dënua nga komunistët
22 Janar, 20:35
-
Derbi shqiptar në Champions League, Asllani dhe Laçi sfidojnë njëri-tjetrin nga minuta e parë! Kristjani fiton besimin e Inzaghit
22 Janar, 20:30
-
Raporti: Kina dhe Izraeli kryesojnë vendet që burgosin gazetarët
22 Janar, 20:10
-
Heqja e taksave për resortet me 4-5 yje, ‘Djathtas 1912’: Abuzim i mazhorancës afër 11 Majit, i shërben dhe favorizon një grup të vogël interesi!
22 Janar, 20:04
-
Kina përgatitet për një luftë të mundshme tregtare pasi presidenti Trump kërcënon të vendosë tarifa
22 Janar, 20:03