OSLO- Anders Breivik për pak sa nuk ka shkaktuar një tjetër viktimë në Oslo, kësaj here përmes qetësisë me të cilën pranon krimin makabër në procesin gjyqësor ndaj tij. Një i ri i ka vënë flakën vetes para gjykatës ku po vijon procei në ngarkim të Breivik. Ndërsa sapo kishte nisur seanca një i ri e lyeu veten me benzinë e më pas i vuri flakën, duke vrapuar në drejtim të derës së gjykatës.

Dëshmitarët okularë treguan se ai filloi të bërtiste kundër autorit të masakrës së Utajas dhe më pas i vuri flakën vetes. Ka qenë e menjëhershme ndërhyrja e policisë dhe autoambulancës për ta dërguar shpejt në spital të riun, i cili është i afërm i nëj prej viktimave të Breivik. Sic bëhet e ditur pavarsisht plagëve të shumta që ka marrë në trup nga flakët e zjarrit, gjendja e tij paarqitet e stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën.
33 vjecari Andres Breivik është autori i masakrës së Utojas, ku mbetën të vrarë 67 persona. Ai ka pranuar krimin duke e konsideruar atë 'të domosdoshëm për fatet e Norvegjisë"
(jd/shqiptarja.com)