Gjyqi me klubin e Bylisit, reagon Vllaznia: Nuk është e vërtetë, çështjen ‘Qardaku’ e zgjidhim mes nesh

Gjyqi me klubin e Bylisit, reagon Vllaznia: Nuk është e vërtetë, çështjen ‘Qardaku’ e zgjidhim mes nesh

Klubi i Vllaznisë nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare ka reaguar lidhur me lajmin e publikuar nga disa media që ka hedhur në gjyq klubin e Bylisit për çështjen e futbollistit Qardaku, i cili aktualisht është pjesë e ballshiotëve.

 

Në muajit e fundit të 2019 FSHF nxorri një rregullore e cila thoshte se klubet në bazë të disa kritereve duhet të paguanin për një futbollist i cili është prodhim i një akademie tjetër. Në reagimin e saj Vllaznia mohon ta ketë çuar çështjen në Dhomën e Zgjidhjeve të Konflikteve në FSHF dhe shton se gjithashtu se me klubin e Bylisit do kuptohet pa shkuar në këto pika.

Postimi i klubit të Vllaznisë:

Ditën e sotme në median e shkruar është botuar një lajm sipas të cilit Klubi Vllaznia ka paditur dhe hedhur në gjyq Klubin e Bylisit, pikërisht për shkak të çështjes së futbollistit Eridon Qardaku.


KF Vllaznia sqaron mediat dhe të gjithë opinionin publik se nuk ka bërë asnjë padi ndaj këtij klubi për këtë çështje dhe nuk ka asnjë gjyq të hapur me të. Mbase mund të jenë klube të tjera që kanë ndërmarrë veprime të tilla, por ne jo.


Sa i takon pagesës të tarifës së kompesimit për lojtarin në fjalë, Vllaznia dhe Bylis do të merren vesh me njëri- tjetrin në ditët në vijim pa patur nevojë për padi apo gjyqe, por thjesht duke zbatuar rregulloret e FSHF-së, UEFA-s e FIFA-s për çështje të tilla.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur