Sipas tij, gjyqtari Gerd Hoxha është një njëri i afërt me familjen Berisha qoftë në bindje ashtu dhe në biznes.
"Momenti që jam prezantuar me gjyqtarin nuk e kam paragjykuar më është dukur korrekt, më pas kam pasur informacion se ky gjyqtar është totalisht i lidhur me familjen Berisha, qoftë edhe qëndrimet identike që ka bërë ky gjyqtar dhe PD duke kundërshtuar Vettingun me dy padi të njëjta.
Kam informacione se motra e tij ka qenë punonjëse e firmës 'Malltezi^Kola' të zotëruar nga Flutura Kola dhe Argita Malltezi dhe burri i motrës së tij ka qenë apo është i lidhur me Tefta Zakën, që është gruaja e Ismail Mulletit, personi të përmendur edhe në komisionet parlamentare si njeri i afërt në biznese i Sali dhe Shkëlzen Berishës".
Gerd Hoxha duhet të japë vendimin për cështjen penale të hapur nga Shkëlzen Berisha në adresë të Karasë nën akuzën e shpifjes.
Gjithçka lidhet me deklaratat e juristit të OSHEE-së për rolin e djalit të ish kryeministrit në privatizimin tek CEZ.
Për këtë privatizim Kara ka paditur vetë ish kryeministrin Berisha, për të cilën Prokuroria po heton.
"Sot ka qenë seanca e pestë dhe mbase e fundit e dëshmisë time maratonë në Prokurorinë e Përgjithshme e dhënë me detaje të plotë dhe pandikuar nga sulmet apo kurthet që bën Berisha me sistemin e tij të drejtësisë" deklaroi ai për REPORT Tv.