Më 18 dhe 21 nëntor ish-komandanti suprem i Forcave të Natos Ëesley Clark do të dëshmojë në gjyqin për ish-krerët e UÇK-së.

Gjykata Speciale në Hagë ka miratuar një kërkesë të Mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi lidhur me dëshminë e Ëesley Clark, ish-komandantit suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Europë, i cili pritet të dëshmojë në mbrojtje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Për dëshminë e Clark, Specialja njoftoi se do të japë një ditë shtesë, siç u kërkua.

“Pasi u informua se kjo dëshmi mund të fillojë vetëm më 18 nëntor pasdite, dhe pas shqyrtimit të kohës së nevojshme të vlerësuar nga palët, Trupi Gjykues miratoi kërkesën e Mbrojtjes për të rezervuar një ditë shtesë për seancë, më 21 nëntor, për të përmbyllur dëshminë”, thuhet në njoftim.

Trupi Gjykues konsideroi se “kjo ditë shtesë ishte rezervuar për të përmbyllur në mënyrë të shpejtë dhe të efektshme paraqitjen e argumenteve nga Mbrojtja”, por ka kërkuar që palët “të përpiqen ta përmbyllin dëshminë më herët, nëse është e mundshme”.

Pas ish-ndihmës sekretarit të shtetit James Rubin, dëshmia e Ëesley Clark pritet të jetë më e rëndësishmja në mbrojtjen e ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe të tjerëve.