Deklaratat përmbyllëse për mbrojtjen e Hashim Thaçit në Hagë nga avokati i tij Luka Mishetiç nisën me kërkesën që gjykimi ndaj tij të fillojë duke e konsideruar atë të pafajshëm.
“Kur të filloni kuvendimet tuaja, ju do të filloni nga qëndrimi se Hashim Thaçi është i pafajshëm dhe më pas ju do të vlerësoni nëse provat e paraqitura nga Zyra e Prokurorit të Specializuar ju kanë bindur juve, jashtë dyshimit të arsyeshëm, se Hashim Thaçi është fajtor”, tha ai.
Mbrojtja e Thaçit kritikoi prokurorinë speciale se ka neglizhuar dhe ka anashkaluar fakte dhe prova që hedhin poshte pretendimet e tyre. Avokati Mishetiç solli në vëmendje dëshmitë e personaliteteve ndërkombëtare të së kaluarës që dolën në mbrojtje të Thaçit.
“Ju keni dëgjuar nga dëshmitarët ndërkombëtarë që kanë thënë se Hashim Thaçi nuk dyshohej për krime lufte, ndërkohë që këto ngjarje po ndodhnin dhe po zhvilloheshin. Dëshmitarët ndërkombëtarë ju thanë se për këto ngjarje ishin të informuar përmes burimeve diplomatike, shërbimeve të inteligjencës dhe të tjera, si dhe përmes përvojave të tyre personale, përfshirë përvojat e tyre me Hashim Thaçin”, tha avokati.
Nuk ka prova për të dënuar Thaçin mbi krimet që pretendon akuza, tha mbrojtja, e cila i shtoi më tej kritikat ndaj prokurorëve specialë, kur tha se deklarata e tyre përfundimtare, ishte analiza e një filmi nga dikush që nuk ka parë filmin.
Mbrojtja e Thaçit një dënim të mundshëm të tij për krimet e pretenduara e cilësoi jo vetëm një padrejtësi, por një ndërhyrje në historinë e Kosovës.
“ Argumentet e ZPS-së nuk përbëjnë interpretimin e arsyeshëm të vetëm të provave, që është standardi që duhet arritur që ju të rishkruani historinë e Kosovës, në këtë rast për ta shpallur fajtor Hashim Thaçin. Ka dyshime të bazuara të mjaftueshme për ju që ta shpallni atë jo fajtor për të gjitha pikat e aktakuzës”, u shpreh mbrojtja
Të hënën kryeprokurorja speciale në nisje të deklaratës përmbyllëse të akuzës kërkoi që Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi të dënohen me 180 vite burg në total specifikisht me nga 45 vite secili.
Pas përmbylljes së deklaratave të mbrojtjes, çështja do të kalojë te trupi gjykues. Gjykatësit kanë tre muaj kohë që të marrin një vendim për çështjen, ose të kërkojnë zgjatjen e afatit për marrjen e vendimit.
Avokati i Kadri Veseli, Rodney Dixon, vazhdoi argumentet përmbyllëse duke theksuar se ndaj klientit të tij nuk ka asnjë provë për përfshirje në krime. "Kemi mbetur në duart e thashethemeve" tha ai.
Sipas tij, emri i Veselit përmendet 260 herë në dosjen e Prokurorisë, por në asnjë rast, tha ai, nuk lidhet me ndonjë veprim me element penal.
Dixon deklaroi se pretendimet për përfshirje të drejtpërdrejtë janë mbështetur në prova dytësore dhe se disa prej tyre madje janë tërhequr. Ai shtoi se ZPS nuk ka sjellë asnjë dëshmitar që të dalë në gjykatë dhe të thotë se Veseli ka kryer krime.
“S’mund ta bënin, sepse një gjë e tillë nuk ekziston”, tha ai.
Avokati argumentoi gjithashtu se gjatë periudhës së luftës, sipas tij, Veseli nuk ishte figurë e njohur. Ai shtoi se pas luftës, kur Veseli u bë aktiv në politikë, dolën persona që, sipas tij, u përpoqën të njollosnin emrin e tij me akuza të pabaza.
Sipas Dixon, asnjë prej këtyre personave nuk ka ardhur në gjykatë për të mbështetur pretendimet e tyre.
“Akuza e vetme që vjen për pjesëmarrjen e tij të drejtpërdrejt vjen nga një dëshmitar të cilin unë nuk mund ta marr në pyetje”, tha Dixon.
Avokati i Kadri Veseli, Rodney Dixon, tha në seancë se Veseli ishte student kur iu bashkua UÇK-së dhe nuk bëri krim kur luftoi për “lirinë e Kosovës dhe për një të ardhme pa ndarje e pa brutalitet”.
Sipas Dixon, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) nuk ka asnjë provë kundër Veselit.
“Provat tregojnë se ai ka punuar në UÇK për të parandaluar që civilët e Kosovës të ndëshkoheshin apo të shënjestroheshin. Këtë e ka bërë në bashkëpunim me komunitetin diplomatik, në fushën e zbulimit. ZPS-ja mund të argumentojë deri në fund të botës se ka prova kundër Veselit, por kjo nuk ndryshon faktin që ju, të nderuar gjykatës, mund ta shihni se është një çështje e dobët. Eshtë pikërisht mungesa e provave. ZPS-ja ndjek të kotën”, tha Dixon.
Menjëherë pasi avokatët mbrojtjës të Hashim Thaçit mbaruan argumentat përmbyllëse, në gjyqin e Hagës fjalën e mori mbrojtja e ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli.
Avokati i tij, Rodney Dixon, e cilësoi çështjen kundër Veselit si “një përpjekje për të gjetur njëbrirëshin”.
“Çështja e Prokurorisë kundër Veselit mund të përshkruhet si një përpjekje për të gjetur njëbrirëshin. Për më shumë se pesë vjet që kur u ngrit aktakuza, e madje edhe më parë, që në 2015 ku u krijuan Dhomat e Specializuara dhe filluan hetimet, ZPS-ja ka gjurmuar diçka që nuk ekziston, janë munduar që të gjejnë prova për përfshirjen e Kadri Veselit në veprimtari penale”, tha ai.
Sipas Dixon, rasti ndaj Veselit është unik “sepse nuk ka asnjë provë e jo më të këtë bërë ndonjë vepër penale”.
Kryeavokati i Hashim Thaçit në gjyqin e Hagës, Lluka Mishetiq tha se ndryshe nga sa pretendon Prokuroria Speciale (ZPS), “qëllimi kriminal i përbashkët nuk ka ekzistuar dhe nuk ka pasur kurrë një plan kriminal për të nënshtruar kontroll në gjithë Kosovën përmes kryerjes së krimeve që paraqiten në aktakuzë”.
Sipas tij, ZPS nuk i është përgjigjur pyetjes kyç dhe nuk e ka vërtetuar se si Thaçi ka dhënë kontribut në veprat për të cilat akuzohet, ku përfshihen vrasje, ndalime të paligjshme etj, duke argumentuar se Thaçi gjendej jashtë vendit shumicën e periudhës që mbulohet në aktakuzë.
“ZPS nuk ka vërtetuar akuzat kundër Thaçit dhe ai duhet të shpallet i pafajshëm dhe të lirohet dhe të kthehet pranë familjes së tij dhe në vendin e tij. Është e çuditshme që të bëjmë parashtrime për dënimin dhe mbrojtja mban qëndrimin e saj se rezultati i vetëm është lirimi dhe shpallja e pafajshëm i Thaçit”, tha Mishetiq.
Avokati amerikan i Hashim Thaçit në gjyqin e Hagës, Pierre Prosper, kritikoi Prokurorinë gjatë seancës, duke e cilësuar qasjen e saj si arrogante dhe pa respekt ndaj dëshmitarëve ndërkombëtarë.
Reagimi erdhi pasi Prokuroria kishte vënë në dyshim peshën e dëshmive të disa diplomatëve dhe zyrtarëve të huaj, duke thënë se ata kishin informacione të kufizuara.
Prosper tha se kishte folur me një diplomat të lartë dhe se komentet e Prokurorisë për shtatë dëshmitarë ndërkombëtarë ishin fyese për profesionin e tyre. Sipas tij, ata kishin qenë në Kosovë me mision për paqe, kishin mbledhur informacione nga burime ushtarake e civile dhe kishin bërë vlerësime mbi bazë faktesh.
"Të nderuar zotërinjë duhet ta shikojmë ndryshe këtë çështje, sepse këto komente tregojnë arrogance, mungesë respekti, i cili ka qenë e pranishme qysh nga fillimi. Të rrëzosh përvojat dëshmitë e këtyre profesionistëve, të cilët kanë pasur për detyrë të shkojnë, të analizojnë situatat, të shikojnë ngjarjet. Për mua është gjest dëshpërimi. Nuk është për t’u habitur që qeveritë dyshojnë në besueshmërinë e tribunaleve ndërkombëtare, sepse kur vet profesionistët dalin e tregojnë çfarë ka ndodhur, e deklaratat e tyre hidhen poshtë, kjo është problematike”, Këto tribunale janë mjet, instrument, i sistemit të rendit ndërkombëtar, personat që kanë qenë para jush janë pjesë e këtij sistemi, nëse duhet të ketë tribunale e drejtësi. Ju ishit atje, po nuk e dini sepse ne do të interpretojmë ndryshe. Mos iu besoni syve, veshëve, dime ne më shumë se ju. Është e rëndësishme t’i kujtojmë vetes rëndësinë e dëshmitarëve, mund të mos pëlqejnë, mund të mos repsketoni dëshmitarët ndërkombëtarë, por duhet të respektoni rolin që kanë pasur, profesionet e tyre, dhe shtetet që përfaqësojnë, Amerikën, Britaninë, NATO-n”, tha Prosper.
Ai përmendi disa prej tyre me emër, si gjenerali Wesley Clark, ish-ambasadori Christopher Hill, si dhe James Rubin e Paul williams, duke thënë se Prokuroria po i paraqet ata sikur të kishin njohuri sipërfaqësore për situatën në Kosovë. Sipas Prosper, kjo qasje tregon mungesë respekti dhe injorancë ndaj rolit që ata kanë pasur.
“ Nuk kishin shkuar për safari në Kosovë. Prokuroria do të besoni që ata kanë qenë vetëm kalimtar. Në këtë udhëtim bënë disa konstatime sipërfaqësore. Duan të minimizojnë rolin e tyre, është mungesë respekti. Kjo tregon injorancë sa i takon këtij procesi. Këta diplomatë, ekspertë, bëhet fjalë për punën e jetës së tyre, erdhën vullnetarisht të flisnin me ju për të thënë këto dime ne, këto kemi parë ne”, tha Prosper
Në seancën qw vazhdoi pas një pushimi të shkurtër, avokatja Nina Tavakoli kundërshtoi pretendimet e Prokurorisë se Hashim Thaçi ishte në dijeni të krimeve të kryera në verën e vitit 1999 dhe nuk kishte ndërhyrë për t’i parandaluar apo ndëshkuar ato.
Sipas saj, në atë kohë përgjegjës për hetimin dhe ndjekjen e krimeve ishte United Nations Interim Administration Mission in Kosovo (UNMIK). Ajo tha se Thaçi, si drejtues i Qeverisë së përkohshme, mund të bënte thirrje publike, dhe sipas mbrojtjes, ai ka bërë thirrje për tolerancë dhe ka kërkuar që serbët të mos largohen nga Kosova.
Tavakoli tha se Thaçi ka bërë thirrje për tolerancë, ka kërkuar që serbët të mos largohen nga Kosova dhe kjo e ka ekspozuar, pretendoi ajo, ndaj rreziqeve personale dhe politike.
Tavakoli shtoi se dhuna vazhdoi jo sepse Thaçi e kishte urdhëruar, por sepse ai nuk kishte kontroll mbi personat që e kryenin atë./REL

Mbrojtësja e Thaçit, Nina Tavakoli, foli për pretendimin e ZPS-së se Qeveria e përkohshme u përdor si mjet nga të akuzuarit për të ekuekutuar “një plan të përbashkët kriminal”.
“A po thotë ZPS-ja që po bëhet fjalë për një dështim masiv të diplomatëve europianë dhe shërbime të inteligjencës europiane, të cilat nuk e kuptuan asnjëherë që ky ishte qëllimi i vërtetë. Si është e mundur që klienti ynë, që ishte vetëm 29 vjeç në atë kohë, t’i ketë gënjyer të gjithë ata?”, tha avokatja.

Mbrojtja e Thaçit tha se Prokuroria pretendon se ai ka qenë në dijeni për krime të anëtarëve të qeverisë së përkohshme, por mohoi të ishte e vërtetë.
“Nuk ka prova përtej dyshimit të arsyeshëm që Thaçi të ketë caktuar bashkë të akuzuarit dhe anëtarë të tjerë të qeverisë së përkohshme. Prokuroria nuk ka arritur që të provojë se Thaçi të ketë pasur njohur që ndonjë anëtar i qeverisë së përkohshme të ketë kryer krime”, tha avokati.
Sipas tij, Prokuroria kishte argumentuar se KFORI-i nuk kishte marrë njoftime nga UÇK-ja se po hetonte krimet e pretenduara nga anëtarët e saj.
“Nuk ka prova përtej dyshimit të arsyeshëm që Thaçi të ketë pasur njohuri për krime specifike të bëra nga anëtarët e UÇK-së që të ishin vartës të tij dhe për të cilët nuk ka pasur dijeni UNMIK-u dhe KFOR-i”, tha Mishetiç.
Vëllai i ish-presidentit Hashim Thaçi, Idrizi me djalin e tij janë paraqitur në Gjykatën Speciale të Hagës për të ndjekur vijimin e procesit.
Gjithashtu nuk kanë munguar as qytetarë nga diaspora.
Përgjatë fjalës së tij, avokati Mishetiç tha se Thaçi nuk ka qenë në Kosovë në një pjesë të madhe të kohës që përmendet në aktakuzë dhe që nuk ka prova se ai ka marrë pjesë në takimet e Shtabit të Përgjithshëm.
Avokati vijoi të rrëzonte pretendimet e Prokurorisë se UÇK ka pasur sistem funksional komandimi nga Shtabi i Përgjithshëm te zonat. Ai argumentoi se vetë Prokuroria më pas ka thënë se mënyra themelore përmes së cilit kanë komunikuar anëtarët e ‘Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale" (NPK), ka qenë përmes komunikatave, deklaratave politike dhe deklaratave tjera, të cilat ushtarët i pranonin përmes mediave publike.
“Ne parashtrojmë se çështja e ZPS-së nuk është konsistente dhe në fakt nuk ka pasur as komandë dhe kontroll dhe as prova të besueshme që zonat i kanë interpretuar komunikatat si politikë për të kryer krime kundër personave të perceptuar që pengonin anëtarët e NPK-së që të kishin kontroll të plotë mbi Kosovën”, tha Mishetiç.
Avokati i Thaçit, Luka Misetiç, ka kritikuar ashpër qasjen e Prokurorisë në proces.
“Si mundet që drejtuesit e këtyre drejtorive të UÇK, të kishin kryer veprime dhe këto veprime të mos ishin në dijeni të eprorit të tyre Zyrapi? Akuza ka pasur frikë t’i konfrontojë dhe t’i rrëzojë dëshmitarët”, tha Luka Mishetiç.
Avokati tha se “dënimi i Thaçit do të përbënte një padrejtësi historike” dhe “po kërkohet të rishkruhet historia e Kosovës”.
“Nuk ka pasur prova për qëllimet që pretendon akuza”, shtoi ai duke theksuar se asnjë dëshmitar s’ka thënë diçka për krime lufte.
Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiç, e ka nisur fjalën e vet duke deklaruar se ish-presidenti i Kosovës është i pafajshëm dhe kjo është pikënisja prej ku duhet të merret vendimi.
“Kur t’i filloni kuvendimet tuaja, ju do të filloni nga qëndrimi se Hashim Thaçi është i pafajshëm dhe më pas ju do të vlerësoni nëse provat e paraqitura nga Zyra e Prokurorit të Specializuar ju kanë bindur juve, jashtë dyshimit të arsyeshëm, se Hashim Thaçi është fajtor”, u tha Mishetiç gjyqtarëve.
Mishetiç përmendi edhe dëshmitë e diplomatëve ndërkombëtarë, të cilët kanë deklaruar se Thaçi, përkundrazi ka bërë thirrje kundër dhunës. "Thaçi nuk ishte person që mund të kryente dhunë”, citoi avokati. Ai shtoi se prokuroria po tenton të hedhë poshtë dëshmitë e ndërkombëtarëve.
“Pretendimet e ZPS-së se ndërkombëtarët nuk ishin të informuar saktë, është karakteristikë e veçantë duke marrë parasysh mënyrën e centralizuar të komunikatave të UÇK-së dhe intervistat në televizione. Provat dhe dëshmitë e këtyre dëshmitarëve ndërkombëtarë, rikonfirmohen fuqishëm nga zyrtarë të lartë të UÇK-së”, u shpreh avokati.
Komente










