Ish-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, James P. Rubin, gjatë një intervistë në podcastin Balkans Debrief, me gazetaren Ilva Tare, ka folur në lidhje me gjyqin e ish-udhëheqësve të UÇK-së në Hagë. Rubin ka deklaruar se nëse ish-krerët e UÇK-së do të dënohen, do të ishte një tragjedi, pasi sipas tij, Hashim Thaçi dhe ish-drejtuesit e tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, luftuan për lirinë e vendin të tyre.
Më tej Rubin ka deklarua se dëmi do të ishte i madh edhe për ata që në ardhmen do të kërkojnë ngritjen përsëri të një gjykate ndërkombëtare ligjore.
Ndërsa theksoi se dënimi pa prova i ish-drejtuesve të UÇK-së do të ishte një plagë edhe për sistemin ligjor ndërkombëtar.
“Lutem që kjo mos të ndodhë, pasi do të ishte një tragjedi e vërtetë për njerëzit që luftuan dhe dhanë jetën për liri dhe që përfaqësuan miliona shqiptarë të Kosovës, po shpallen fajtor pa asnjë provë që unë nuk e kam parë! Ka për të qenë një njollë e tmerrshme mbi sistemin juridik ndërkombëtar dhe unë mendoj se do të dëmi ka për të qenë për një kohë të gjatë, për ata që do të jenë të gatshëm të krijojnë ndonjë gjykatë ndërkombëtare ligjore. Kështu që unë shpresoj dhe lutem që kjo mos ndodhë”, tha Rubin.
Në lidhje me këtë dekaratë të Rubin, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, i cili ka postuar deklaratën e ish-ndihmës sekretarit amerikan i Shtetit.
"LIRIA KA EMËR
“Shpallja fajtorë e luftëtarëve për liri do të ishte një tragjedi." James Rubin", shkruan kryeministri në rrjetet sociale.
Komente







