TIRANË- Për kryeministrin Edi Rama, Gjykata e Hagës ka dalë nga shinat mbi të cilat u ngrit. Duke komentuar procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, shefi i qeverisë shkruan se është e tmerrshme të mendosh se ish-krerët e UÇK-së duhet të paraqiten para kësaj gjykate për të dëshmuar se lufta për liri nuk është krim dhe se rebelimi ndaj një diktature nacional-socialiste nuk është faj.
"A nuk është e tmerrshme ta mendosh se shpëtimtarët e një kohe kur vetë ekzistenca e Kosovës ishte në tehun e thikës së gjatë të padrejtësisë historike ndaj shqiptarëve, duhet të paraqiten para një gjykate të dalë krejt nga shinat mbi të cilat u ngrit, për të dëshmuar se lufta për liri nuk është krim, se rebelimi ndaj një diktature nacional-socialiste nuk është faj, se shteti i ri e sovran i Kosovës nuk ka dalë nga barku i një ndërmarrjeje kriminale, po nga gjaku i një ushtrie çlirimtare?!
Duke marrë indicie nga lajmi se ish-komandanti i NATO-s, Wesley Clark do të jetë dëshmitar në procesin gjyqësor në Hagë, Rama shkruan se është turp për drejtësinë ndërkombëtare dhe për shqipsharësit digjitalë që e trajtojnë Hashim Thaçin si armik politik, duke uruar që kurrë mos të dalë nga qelia në Hagë.
Rama shkruan se emri i Hashim Thaçit do të mbetet përgjithnjë si emri i njeriut që u bë njësh me fatin, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës
“Çfarë turpi për drejtësinë ndërkombëtare dhe edhe më zi për shqipsharësit digjitalë, tifozë të verbuar prej budallakisë kinse patriotike, që edhe mbrapa hekurave të kësaj padrejtësie ulëritëse, e shohin dhe trajtojnë Hashim Thaçin si armik politik, duke uruar të mos dalë më kurrë prej aty; ndërkohë që kur atyre t’u jetë harruar nami e nishani dhe asaj gjykate t’i ketë mbetur vetëm njolla e turpit të historisë, emri i Hashimit do të mbetet përgjithnjë si emri i njeriut që u bë njësh me fatin, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës", shkruan Rama.
Dëshmia shumë e rëndësishme e Wesley Clark në Hagë u konfirmua vetëm pak ditë më parë nga mbrojtja e Hashim Thaçit. Clark udhëhoqi operacionin 78 ditor të NATO-s kundër Serbisë, që detyroi Millosheviçin të tërhiqte forcat serbe nga Kosova në qershor 1999. Për dëshminë e tij, mbrojtja e Thaçit ka marrë një autorizim edhe nga qeveria amerikane.
-
"Nuk shprehem mbi vendimet e drejtësisë "- ky do ketë sozi se nuk ka mundësi.
Përgjigju -
MBYLLE GOJEN O BUDALLA,,APO DO QE TE ARRRESTOHEDH DHE TI....THACIN E MBAJNE NE BURG SE DESH TE BENTE SHKEMBUM TERITORESH ME SERBINE...WDHE TI ISHE DAKORT...RAMA APO HARROVE...
Përgjigju -
Ata qe kerkojne Hashim Thacin ne burg, jane vegla te Serbis. Ata jane serbofli te ndryre. Ata qe duan Çkirimtaret e Kosoves ne burg, kane vetem nje emer bukeshkelur. Qeniet me e ndyra te njerezimit jane mosmirenjohesit. Te gjithe ata qe shajne Çlirimtaret jane pjella te Serbis, qe e duan Kosoven serisht te pushtuar nga Serbia. Kush shan Çlirimtaret, ka te njejtin gjak me Milloshevicin
Përgjigju










Komente
Komento