TIRANE- Organi i akuzës kërkon nga Gjykata e Tiranës që minoreni i dhunuar nga pedofili Ardian Prrenjasi të japë dëshminë e tij jashtë gjykatës, për të mos patur kështu një përballje të të miturit me dhunuesin.
Seanca është zhvilluar në dhomën penale të Gjykatës së Tiranës, ku gjykatësja Ardiana Bera ka vendosur të shtyjë seancën më 23 Janar duke rezervuar të drejtën e gjykatës për t’u shprehur në lidhje me kërkesën e Prokurorisë.
Në seancën e radhës pritet që para gjykatës të paraqitet dhe raporti mjeko-ligjor i ekspertit të caktuar nga Gjykata, për të vërtetuar aftësinë mendore të Prrenjasit.
Ardian Prrenjasi u arrestua në flagrancë pak kohë më parë në lagjen e Laprakës në kryeqytet, ku mbante peng një të mitur. Ndërsa akuza për zhdukjen e 11-vjeçarit Julian Cela ndaj Prrenjasit, nuk është provuar ende.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com