Avokati i Kadri Veseli, Rodney Dixon
Avokati i Kadri Veseli, Rodney Dixon, vazhdoi argumentet përmbyllëse duke theksuar se ndaj klientit të tij nuk ka asnjë provë për përfshirje në krime. "Kemi mbetur në duart e thashethemeve" tha ai.
Sipas tij, emri i Veselit përmendet 260 herë në dosjen e Prokurorisë, por në asnjë rast, tha ai, nuk lidhet me ndonjë veprim me element penal.
Dixon deklaroi se pretendimet për përfshirje të drejtpërdrejtë janë mbështetur në prova dytësore dhe se disa prej tyre madje janë tërhequr. Ai shtoi se ZPS nuk ka sjellë asnjë dëshmitar që të dalë në gjykatë dhe të thotë se Veseli ka kryer krime.
“S’mund ta bënin, sepse një gjë e tillë nuk ekziston”, tha ai.
Avokati argumentoi gjithashtu se gjatë periudhës së luftës, sipas tij, Veseli nuk ishte figurë e njohur. Ai shtoi se pas luftës, kur Veseli u bë aktiv në politikë, dolën persona që, sipas tij, u përpoqën të njollosnin emrin e tij me akuza të pabaza.
Sipas Dixon, asnjë prej këtyre personave nuk ka ardhur në gjykatë për të mbështetur pretendimet e tyre.
“Akuza e vetme që vjen për pjesëmarrjen e tij të drejtpërdrejt vjen nga një dëshmitar të cilin unë nuk mund ta marr në pyetje”, tha Dixon.
Lajmi kryesor:
Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, mbrojtja e Thaçit: Dënimi do të rishkruante historinë e Kosovës! S’ka prova për krime lufte






