KOSOVË- Një ditë para 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, kryeministri Edi Rama udhëtoi drejt Prishtinës, nga ku kritikoi Gjykatën Speciale të Hagës për kërkesën për të dënuar me 180 vite burg 4 liderët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Kransiqi dhe Rexhep Selimi.
“Mund të përdorim gjithë qoshet e pasura të fjalorit të gjuhës shqipe për të nxjerrë dufin legjitim ndaj një prokurorie idiotësh, por çështja është që ata nuk janë thjesht idiotë. Janë instrumente të një gjykate që është edhe më politike sesa gjykatat e Serbisë në raport me Kosovën, me ligjet e kohës”, tha Rama.
Duke e quajtur një prokurori idiotësh, kryeministri Rama tha se dënimi me 45 vite burg për secilin prej liderëve të UÇK-së do ishte varrosje për së gjalli, e sipas tij kjo do të mjaftonte që të nisin arrestimet edhe për kryeministrat që i dhanë dritën jeshile bombardimeve të bazave ushtarake të Serbisë në Kosovë në vitin 1999, përfshirë këtu edhe presidentin amerikan të asaj kohe Bill Clinton.
“Ka diçka tjetër që është edhe më e rëndë për perëndimin sepse nëse Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi do të varrosen për së gjalli për luftën dhe çfarë ka ndodhur gjatë luftës në Kosovë, duhet të vazhdojnë arrestimet, Clinton, Solana, Blair, kryeministrat e tjerë të vendeve që u dhanë dritën jeshile bombardimeve”, vijoi Rama.
Krah presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri u shpreh se po zbulon edhe një sekret shtetëror. Rama shtoi se arsyeja përse Osmani u kërcënua me jetë është se nuk lejoi prokurorët e Hagës që të bastisin zyrën e Presidentes, me demek se do të kërkonin provat për kimet kundër njerëzimit.
“Mund të jetë sekret shtetëror në Kosovës, por nuk është sekret shtetëror për mua që edhe Osmani është kërcënuar dhe këtë gjë nuk e dini, se nuk është thënë asnjëherë, sepse nuk ka lejuar që prokurorët të dhunon zyrën e institucionit të presidentit, se medemk do kërkonin provat e krimeve kundër njerëzimit. Gjë që do ta vendonte Kosovën në sytë e botës, si një shtet ku deri në zyrën epërsi gjenden prova deri në zyrën e presidenti, por për nderin e saj dhe të Kosovës ajo e ka ndaluar këtë gjë”, tha Rama.
Rama mori pjesë në promovimin e librit “Kur heshtja flet” të autorit Ahmet Shala në Prishtinë. Libri i kushtohet gjykimit në Hagë për krime lufte kundër ish-krerëve të UÇK-së dhe padrejtësive me të cilat ata janë përballur gjatë procesit 5-vjeçar. Kryeministri zhvilloi takim edhe me Vjosa Osmanin, ndërsa do të pritet edhe nga Albin Kurti.
Kryeministri Edi Rama nga Prishtina ka bërë thirrje për drejtësi për ish-krerët e UÇK, në Hagë. Gjatë fjalës së tij Rama theksoi se pretenca e Prokuroria nuk qëndron në asnjë rast, ndërsa theksoi se në rast se 4 liderët e UÇK-së do të varrosen për së gjalli duke i dënuar me 45 vite burg, atëherë do duhet të nisin arrestimet edhe për Clinton, Solana, Blair, kryeministrat e tjerë të vendeve që u dhanë dritën jeshile bombardimeve mbi ushtrinë serbe në Kosovë.
“Ka diçka tjetër që është edhe më e rëndë për perëndimin sepse nëse Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi do të varrosen për së gjalli për luftën dhe çfarë ka ndodhur gjatë luftës në Kosovë, duhet të vazhdojnë arrestimet, Clinton, Solana, Blair, kryeministrat e tjerë të vendeve që u dhanë dritën jeshile bombardimeve dhe duhet të ndodhë ekzaktësisht ajo që ka predikuar Milosheviçi që bashkë me atë zviceranin mos gjettë kurrë prehje atje ku është, të dy bashkë atje dhe kjo është e paimagjinueshme dhe unë flas e flas, më duket se çdo fjalë që them është pa kuptim, pa peshë, pa lidhje sepse ajo që po ndodh është shumë e rëndë dhe duhet të flasim, të shkruajmë libra, të tregojmë, por mbi të gjitha, të gjejmë mënyrën të veprojmë. Nuk e kam përgjigjen sesi, por besoj që bashkarisht të dyja shtetet tona mund ta gjejnë një përgjigje që në fund fare të mos i themi vetes si nuk provuam edhe këtë, por t’i provojmë që të gjitha brenda normave që jemi nënshtruar me liri të plotë si pjesë e bashkisë demokratike, euroatlantike etj”, tha Rama.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për padrejtësitë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, që po gjykohen në Hagë. Në fjalimin e saj, Osmani theksoi rëndësinë historike të lirisë së Kosovës dhe sakrificën e brezave që udhëhoqën luftën çlirimtare.
“Sot në botë ka ende dhjetëra kombe që nuk e kanë arritur shtetin e tyre, madje për nga numri janë më të mëdhenj se populli i Kosovës, por janë të okupuar, të shtypur dhe në kërkim të lirisë dhe shtetit.
Titani i letërsisë sonë, Ismail Kadare, jo rastësisht shtetin e Kosovës e quajti triumf të lirisë dhe të gjithë kombit shqiptar. Ky triumf u bë i mundur sepse në kohët më të errëta, Kosova pati bij e bija që udhëhoqën luftën tonë çlirimtare dhe i dolën zot atdheut, duke dëshmuar se liria ishte më e shtrenjtë se vet jeta.
Këtë histori, këtë të vërtetë dhe këtë triumf ne duhet ta mbrojmë me krenari në çdo vend të botës, sepse UÇK-ja është ideali më i fuqishëm i ndërtuar nga shqiptarët ndër shekuj. Por për ta mbrojtur të vërtetën, duhet edhe ta shkruajmë atë.
Ky libër i autorit Ahmet Shala, ‘Kur heshtja flet’, flet jo vetëm për luftën tonë, por edhe për gjykimin e padrejtë që po bëhet ndaj proceseve tona jetike, ndaj lirisë dhe pavarësisë sonë dhe përpjekjeve për çlirim që u ndërmorën në shërbim të lirisë dhe mbijetesës së popullit tonë”, tha Osmani.
Në vizitën në Kosovë, kryeministri Rama tha se Gjykata e Hagës është edhe më politike se gjykatat e Serbisë në raport me Kosovën. Ai e quan “varrosje për së gjalli” dënimin prej 45 vitesh të kërkuar për 4 ish-krerët e UÇK-së (180 vite në total). Rama e konsideroi Prokurorinë Speciale në Hagë, si një prokurori idotësh.
Kryeministri u shpreh se ky është një test për Perëndimin dhe e sheh si një “pengmarrje për arsye politike”. Ai shtoi se lufta e UÇK-së ishte mobilizim i një populli për lirinë, teksa theksoi se të dyja vendet duhet të bëjnë diçka dhe të gjejnë një mënyrë veprimi.
“Sot jemi këtu, mund të themi fjalë sa të duam mes vete, mund të përdorim gjithë qoshet e pasura të fjalorit të gjuhës shqipe për të nxjerrë dufin legjitim ndaj një prokurorie idiotësh, por çështja është që ata nuk janë thjesht idiotë. Janë instrumente të një gjykate që është edhe më politike sesa gjykatat e Serbisë në raport me Kosovën, me ligjet e kohës, nëse u referohemi kur ka ndodhur lufta dhe nëse UÇK nuk do ta fitonte luftën dhe populli i Kosovës nuk do të çlirohej, në gjykatat e asaj Serbie, dënimet e kërkuara nga prokurorët do të ishin të pamundura sepse me ligjet e asaj Serbie, 45 vjet që do të thotë varrosje për së gjalli e njerëzve nuk ka. Drejtësia ndërkombëtare e financuar nga shtetet demokratike që për turpin e tyre vazhdojnë ta ndjekin me indiferencën e madhe gjithë këtë katastrofë për Europën, botën demokratike përveçse për 4 njerëz krejtësisht të pafajshëm, faktikisht bën që ne sot të ngremë një pikëpyetje për veten tonë se çfarë mund dhe duhet të bëjmë. Nuk e kam përgjigjen për këtë, por jam i sigurt që duhet të bëjmë diçka edhe më shumë sepse është një katastrofë për vetë drejtësinë ndërkombëtare, Europën, të cilin Kosova e testoi dhe fatmirësisht Perëndimi duke e njohur Kosovën, kaloi testin e humanizmit të vet, por nëse sot Perëndimi nuk e kalon këtë test dhe merr përsipër varrosjen për së gjalli të 4 njerëzve të pafajshëm duke lënduar si s’ka më keq popullin e Kosovës, mbetet një problem shumë i madh. Nuk di të them më shumë fjalë, por di që kjo është pengmarrje për arsye politike jo të Perëndimit si i tërë, por i forcave që kanë dashur të barazojnë dy gjëra që nuk barazohen dot: dhunën etnike të një makinerie lufte tërësisht fashiste dhe luftën çlirimtare të një ushtrie që emrin e ka pasur ushtri, por në fakt ka qenë një mobilizim popullor ku ata që janë që janë trajtuar atje në gjyq kanë qenë udhëheqësit shpirtërorë, moralë e politikë”, tha Rama.
Edi Rama ka marrë pjesë në promovimin e librit “Kur heshtja flet” të autorit Ahmet Shala në Prishtinë. Libri i kushtohet gjykimit në Hagë për krime lufte kundër ish-krerëve të UÇK-së, dhe padrejtësive që thotë se ata janë përballur gjatë procesit 5-vjeçar.
Në fjalën e tij, Rama tha se UÇK nuk ka lidhje me terrorin, duke shtuar se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi u armatosën kundër një politike shfarosje.
"Ata katër burra nuk u armatosën për të ndërtuar një politikë shfarosje, por u armatosën kundër një politike shfarosje. Nuk u armatosën për të imponuar sundimin e tyre në një territor të huaj, por u armatosën për të hequr qafe sundimin e të huajve në tokën e tyre. Dhe faktikisht, ata vetëm me dorën e tyre e votuan në Kuvend një gjykatë, e cila në letër është një gjykatë e Kosovës, nuk është një gjykatë për të vendosur në bankën e të akuzuarve Kosovën. Fjalën e fundit e ka gjykata, një plan shumë afatgjatë i cili ka nisur me raportin famëkeq të Dick Martin, për trafikim të organeve nga udhëheqja e UÇK-së. Ai plan është shtyrë para nga përfaqësuesit e putin në këshillin e Europës, dhe më tutje është ngritur mbi një rezolutë të KiE, qe nuk gjen kurajo ta rishikojë, pasi asnjë lloj trafiku organesh nuk është provuar në asnjë formë. Ai plan ka nisur edhe më tej me një gjykatë, me një provës që ka marë jetë ditën kur Thaçi ishte nisur për Uashington, është kthyer nga rruga e një takimi ku do hidhej hap tjetër për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë nën kujdesin e presidentit të kohës, dhe të sotëm, Trump, pasi qartësisht forca të tjera nuk e dëshironin që të ndodhte ajo gjë dhe që nga ia moment presidenti i Kosovës është marrë peng", tha Rama.
Kryeministri Edi Rama në vizitën zyrtare në Kosovë foli për procesin gjyqësor që po zhvillohet ndaj 4 ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Rama tha se sipas prokurorëve, ata do t’i bashkohen të dënuarve serbe për krime çnjerëzore.
“Para se të merrnim lajmin e zymtë nga tribunali në Hagë, mbi kërkesën absurde të prokurorëve për të dënuar 45 vjet çdonjërin prej 4 udhëheqësve të UÇK-së. Për hir të vërtetës e pata vështirë që të mund të shkruaja një fjalë nga fillimi në fund se përballë një situate të tillë, fjalët nuk janë të lehta për tu gjetur. Ndër disa mendime që besoj vlejnë të ndahen me ju. I pari ishte mendimi se kush është sot të njëjtën godinë që vuan dënim pas vendimit të gjykatës ndërkombëtare. Sot të dënuar nga ajo gjykatë, janë Radovan Karadzic, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për një epokë terrori dhe spastrimi, Radko Maldic, i cili u dënua me burgim të përjetshëm si fytyra e makinerisë s shfarosjes dhe autori i damkosur botërisht i masakrës së 8 mijë njerëzve të pafajshëm. Të tjerë me burgim të përjetshëm për terronin e spajperit që shëndestruan fëmijë e gra si të ishte një safari njerëzor. Dikush që lidhte njerëz të gjatë dhe i hidhte në lumë duke parë me kënaqësi sesi përpërliteshin dhe mbyteshin. Dhe 3 autorë të tjerë përdhunimesh, vrasjesh, krimesh nga më makabret.
Sipas kërkesës së prokurorisë të tribunalit në Hagë, këtyre të dënuarve do tu shtohen dhe 4 të tjerë, në anën tjetër të barrikadës. Ndërkohë që prokuroria nuk pati, përvojë në asnjë të ngjashëm se nuk ka asgjë të ngjashme në aktivitetin e 4 udhëheqësve të UÇK. Nuk ka asnjë lidhje aktiviteti i tyre dhe UÇK me terronin mbi popullsinë civile, spastrimin etnik, me varret masive të njerëzve të pafajshëm, me shenjëstrimin e fëmijëve dhe grave nga snajperët apo me përdhunime, vrasje, mbytje njerëzish në lumë”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Kosovë për një vizitë zyrtare. Kreu i qeverisë u prit në Presidencë nga Vjosa Osmani. Në fokus të takimit, sipas mediave në Kosovë, ishin koordinimi i ngushtë politik dhe institucional, si dhe përkushtimi i ndërsjellë për intensifikimin e bashkëpunimit në politikën e jashtme, në funksion të avancimit të interesave të përbashkëta strategjike.
“Të dy liderët theksuan rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm Kosovë-Shqipëri si faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon, si dhe rolin konstruktiv të të dyja shteteve në nisma ndërkombëtare që promovojnë paqen dhe bashkëpunimin.”
Gjatë takimit, bëhet e ditur se u diskutua edhe për bashkëpunimin në kuadër të Bordit të Paqes, duke u theksuar rëndësia e angazhimit të përbashkët në iniciativa globale që promovojnë dialogun, sigurinë dhe vlerat demokratike.
“Në këtë kontekst, u nënvizua se Kosova dhe Shqipëria janë të nderuara me ftesën nga Presidenti Donald Trump në Bordin e Paqes, si dëshmi e respektit dhe partneritetit me aleatët strategjikë”, thuhet më tej.
Ndër të tjera Osmani dhe Rama riafirmuan vullnetin e tyre për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve, duke vënë theksin në partneritetin ekonomik, zhvillimin e projekteve të përbashkëta dhe krijimin e mundësive konkrete që ndikojnë drejtpërdrejt në afrimin dhe mirëqenien e qytetarëve të të dy vendeve.
Pas këtij takimi Rama ndodhet në promovimin e librit “Kur heshtja flet” të autorit Ahmet Shala. Në orët në vijim kreu i qeverisë do të zhvillojë edhe një takim me Kryeministrin Albin Kurti, teksa do të mbajë një leksion të hapur me të rinjtë e Universitetit “Hasan Prishtina” dhe nxënësit e gjimnazit “Sami Frashëri”.
Komente












