Gjyqi për inceneratorin e Fierit, Alqi Bllako akuzon SPAK: Po më akuzoni për një detyrë që s'ka qenë e imja! Hakmarrje personale

Seanca e sotme gjyqësore (19 qershor) ku avokatët mbrojtës të të pandehurve për dosjen e inceneratorit të Fierit do të paraqisnin konkluzionet u kthye në një debat procedurial.

Ish-deputeti Alqi Bllako debatoi ashpër me prokurorin e SPAK Dritan Prençi, në seancën e radhës për konkluzionet e mbrojtjes për incineratorin e Fierit. Shkak u bë pretenca e prokurorisë, e cila më 12 qershor kërkoi 7 vjet burg ndaj ish-sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, duke rikthyer ndaj tij akuzën shpërdorim detyre si zyrtar i lartë shtetëror. Ky referim i SPAK rëndon pozitën penale të Bllakos për të cilin gjykata në seancën paraprake, kishte vlerësuar se duhej të akuzohej për shpërdorim detyre si funksionar publik.

Bllako tha se rikthimi tek akuza fillestare nga prokurori Dritan Prençi, tregon se është orkestruar goditja e tij në kuadër të një axhende të caktuar.

"Shkelja e ligjit është aq flagrante se nuk di nëse ka të bëjë me injorancën profesionale apo një hakmarrje personale. Standart i hapur esktraligjor, duke çuar përpara një axhendë hakmarrjeje personale ndaj personit tim. E ftova prokurorin në seancën paraprake të citonte një ligj të vetëm se ku bazohet, nuk dha sqarime sepse diçka e tillë nuk ekziston. Është njësoj si gjykata të çojë për gjykim çështjen me akuzën shpërdorim detyre, ndërsa në konkluzionet përfundimtare prokuroria të ngrejë akuzën vrasje me paramendim. Një atentat ndaj gjykatës paraprake. Një shkelje e tillë jo vetëm do ankimohet në KLP, por deri në Strasburg" ka thënë Bllako në seancë.

Ish-deputeti pretendon se nuk ka qenë zyrtar i lartë publik, por funksionar i lartë civil, por prokurori Dritan Prençi, i qëndroi pretencës dhe ia lë në dorë gjykatës ta vlerësojë situatën.

"Ne i qëndrojmë pretendimeve tona. Ia lëmë gjykatës që të vlerësojë situatën. Nuk kemi ndryshim akuze, në seancën paraprake nuk është bërë ndryshim akuze por saktësim akuze. Edhe gjyqtarja paraprake këtë kërkoi. Alqi Bllako është subjekt i nenit 260," tha Bllako.

Kundërshtime ndaj akuzës pati edhe Arben Dervishaj dhe avokatët e tij. Sipas tyre, ai nuk ka qenë asnjë ditë mbikqyrës i punimeve të inceneratorit, pasi këtë detyrë vazhdon ta kryejë një subjekt tjetër.

 "Nuk jam unë sot ai që ka shkelur ligjin, është prokurori ai që ka shpërdoruar detyrën. Ndodhem në mungesë të akuzës. Kërkoj lirinë. Nëse prokurori i qëndron të njëjtës akuzë, do ta mendoj edhe njëherë gjykimin e shkurtuar," tha Dervishaj.

Në seancën e kaluar 12 qershor 2023, Prokuroria e Posaçme, paraqiti pretencën. Për ish ministrin e Mjedisit, Lefter Koka kërkoi dënimin 10 vite burg. Për shkak të pranimit të gjykimit të shkurtuar, përfundimisht prokuroria kërkon që ai të dënohet me 6 vite e 8 muaj burg.

Për ish deputetin socialist, Alqi Bllako, u kërkua 7 vite. Për shkak të pranimit të gjykim të shkurtuar prokuroria kërkoi përfundimisht dënimin me 4 vite e 8 muaj. Ndërsa për Klodian Zoton, aksioner kryesor i koncesionarit të Fierit ende në kërkim u kërkua dënimi 12 vite burg. Për shkak të pranimit të gjykimit të shkurtuar, përfundimisht prokuroria kërkon që ai të dënohet me 6 vite e 8 muaj burg. 

Ndërkohë seanca do të vijojë më 4 korrik me mbrojtjen e të pandehurve të tjerë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:59
Gjyqi për incineratorin e Fierit, Arben Dervishaj: Me veprimet 'ç'më duhet mua se ç'bëj unë' prokurori po shpërdoron detyrën! Dua lirinë

1687172627_dervishaj.jpg

Seanca e sotme gjyqësore (19 qershor) ku avokatët mbrojtës të të pandehurve për dosjen e inceneratorit të Fierit do të paraqisnin konkluzionet u kthye në një debat procedurial.

Arben Dervishaj duke folur në seancë mohoi të ketë qenë ai mbikqyrësi i punimeve të incineratorit dhe kërkoi lirinë të cilin sic tha ai ia kanë hequr prej 8 muajsh.

Arben Dervishaj: "Prisnim që në konkluzionet e SPAK dokumente me fakte penale. Por prokurori u kthye te akuzat e vjetra. Pretendon se jam subjekt i posaçëm, që jam subjekt me funksione  publike. Gjyqtarja paraprake e paracaktoi qartë që nuk jam. Nuk jam unë mbikqyrës i punimeve por kompania "Ave Consulting". Me qëllim prokurori nuk shikon VKM-në që normon një kompetencë të tillë për përzgjedhjen e mbikqyrësit. Nuk kam qenë as nuk kam kërkuar ndonjëherë të jem subjekt i posaçëm. Prokurori përveçse prej 8 muajsh më ka hequr lirinë, nuk ka marrë parasysh gjendjen time shëndetësore dhe kërkesat për masën, ka ndryshuar 3 herë akuzat ndaj meje.

Veprimet e prokurorit janë "ç'më duhet mua se ç'bëj unë". Nuk jam unë sot ai që ka shkelur ligjin, është prokurori ai që ka shpërdoruar detyrën. Ndodhem në mungesë të akuzës. Kërkoj lirinë. Nëse prokurori i qëndron të njëjtës akuzë, do ta mendoj edhe njëherë gjykimin e shkurtuar. Nëse nuk më pranohet kërkesa por merret parasysh qëndrimi i prokurorisë do ta rishikoj qëndrimin tim për formën e gjykimit. E nderuar trupë gjykuese, zbatoni Kushtetutën, po mbahem në qeli pa akuzë".

Avokatët e Dervishajt kërkojnë të pushohet cështja për klientin e tyre

Elis Bilali, avokati i Arben Dervishajt: "Prokurori e tregoi qartë se nuk i qëndron akuzës. Jemi para faktit se çështja duhet të pushohet dhe Dervishaj të shpallet i pafajshëm. Ndodhemi në situatë ekstra ligjore të paparashikuar në KPP. Në këtë situatë gjykata duhet të shprehet me vendim".

Bledar Dervishaj, Avokati i Arben Dervishajt: “Asnjë ditë Dervishaj nuk ka qenë mbikqyrës i punimeve. Mbikqyrës ka qenë "Ave Consulting". Pse prokurori nuk e morri bashkë të pandehur nëse donte ti shkonte deri në fund. Me sa duket, prokurori ka qenë i drejtuar nga Dervishaj. Kjo kompani vijon edhe sot mbikqyrjen. Kërkojmë shuarje të masës së sigurisë, pushim të çështjes dhe shpallje i pafajshëm."

Nga ana e tij përfaqësuesi i SPAK tha se i qëndron akuzës

Dritan Prençi: Ne i qëndrojmë pretendimeve tona. Ia lëmë gjykatës që të vlerësojë situatën. Nuk kemi ndryshim akuze, në seancën paraprake nuk është bërë ndryshim akuze por saktësim akuze. Edhe gjyqtarja paraprake këtë kërkoi. Alqi Bllako është subjekt i nenit 260.

Ora 12:40
Gjyqi për incineratorin e Fierit, Flasin avokatët e Alqi Bllakos: Veprimet e SPAK, të pabesa e arbitrare

1685607068_bllako.jpg

Seanca e sotme gjyqësore (19 qershor) ku avokatët mbrojtës të të pandehurve për dosjen e inceneratorit të Fierit do të paraqisnin konkluzionet u kthye në një debat procedurial.

Në këtë seancë ish deputeti socialist është mbrojtur nga dy avokatë të tjerë ndërkohë që ka njoftuar se Sokol Hazizaj nuk do të jetë më avokati i tij

Avokatët Artan Kodheli dhe Eduart Sheko pretendojnë se në këtë fazë të gjykimit kur është pranuar gjykimi i shkurtuar nuk mund të ketë ndryshime të akzuës dhe e quajti veprimin e prokurorit, veprim arbitrar. 

Artan Kodheli, avokat i Alqi Bllakos: "Rëndimi i akuzës për Bllakon është i paligjshëm dhe për ti bërë presion gjykatës në momentin e konkluzioneve përfundimtare. KKP e rregullon në mënyrë shterruese qëndrimet që duhet të mbajë prokurori. Gjykata ka konkluduar se për Alqi Bllakon, do të ketë shpërdorim detyre dhe korrupsion aktiv, jo si funksionar i lartë shtetëror. Asnjë organ akuze nuk mund të ndryshojë një vendim të formës së prerë sidomos në këtë fazë të gjykimit. KPP ndalon kategorikisht një vendim të tillë, jemi në një procedim të gjykimit të shkurtuar. S’mund të ketë fakte të reja në gjykim të shkurtuar. Është veprim arbitrar i prokurorit. E akuzon për shpërdorim detyre duke mos cituar asnjë ligj dhe duke shkelur 10 dispozita ligjore. Prokurori shpërdoron detyrën duke ngritur akuza për shpërdorim detyre.  Sekretari i përgjithshëm është funksion i lartë civil."

Eduart Sheko, avokati i Alqi Bllakos: "Prej 18 muajsh ndjekje inkuizitore ndaj Alqi Bllakos me mjete ekstra-ligjore. Prokurori e ka pranuar këtë kërkesë për saktësim akuze. Nëse ishte kundër, ta ankimonte jo ta linte për ta bërë tani. Ky është një akt i pabesë që bëhet pikërisht në këtë fazë."

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Faik: 19/06/2023 18:24

    Rri Sust HAJDUT dhe MOS KÈRCÈNO PROKURORIN PLEHRÉ !! FAJIN e ka PYOKURORIA qè NUK i KONFISKON SHTÉPINÉ dhe çdo GJÉ tjetér , biles edhe rrobat e trupit dhe ta shikoj mirè tè SÈMÈS HAJDUTI dhe KRYE BANDITI pastaj !!! Je HAJDUT , Je GRABITQAR , Je PLAÇKITÈS dhe RRÉNUES i EKONOMISÈ sè MILIONA FAMILJAVE SHQIPTARE !!! Ti QEN bir QENI duhet té DÈNOHESH pèr GENOCID , kundrejt POPULLIT SHQIPTAR !!! KORRUPSIONI KANCER dhe TUMOR qè SHPOPULLON SHQIPÈRINÈ !!!! MALLKUAR MALLKUAR MALLKUAR QOFSHI HAJDUTÉ dhe KRIMINELÈ tè PÉSHTIRÈ qè fusni duart e NDYRA , tek PARATÈ PUBLIKE té POPULLIT SHQIPTAR !! I BÉJ THIRRJE PROKURORIT qè ti HEDHI ÇELSAT nè DET kètij PLEHRE dhe FUNDÈRRINE me emrin Alqi Bllako !!! Nè BURG BURG BURG BURG BURG BURG BURG BURG N D Y R É S I R È

    Përgjigju
  • Zhemi: 19/06/2023 16:29

    Edhe qeros edhe fodull. Edhe dhi e zgjebosur dhe bishtin perpjete, jane ca shprehje tipike tonat. Edhe puna e ketij hajdutit Bllako. Ne vend qe te uli koken e te tregoje kupolen e hajduteve bashke me veten e vet, rri e ben tangerllik. Hajdut me çizme je o Bllako, bashke me shokef e tu nga lart poshte.

    Përgjigju
  • Eri: 19/06/2023 14:38

    Kur 23 vjec behesh drejtor I madh, 25 Sekretariat I pegjithshem, 30 deputet..me shkolle alla Cili...patjeter qe eshte ecje e dyshimte...si shume te tjere ne Shqiperi te kuptohemi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja