
Fatmir Mediu u përplas në sallën e gjyqit me familjen Durda. Mediu ka deklaruar se nuk pranon që ne emër të familjarëve të bëhet politikë, kur në fakt familja Durda po kërkon drejtësi për djalin 7-vjeçar që iu vra në masakrën e Grëdecit. Mediu thotë se procesin e demontimit të municioneve e kanë bërë Forcat e Armatosura.
Fatmir Mediu: Gjithçka që bëhet në këtë sallë ka vetëm një qëllim, për të bërë gjyq publik. Meqë tragjedia krijon gjithmonë opinion. Nëse keni vendosur të gjykoni me opinionin jo me procedurë e kod penal, atëherë ky proces ka dështuar. Nuk pranoj që në emër të familjarëve të bëhet politik, asgjë skam me familjarët madje jam i hapur ndaj tyre për çdo pyetje që kanë. Nëse drejtësia do donte të bënte drejtësi ka disa dokumente mbi gjithë procesin e demontimit. Këto nuk qenkan fakte. Dy ekipet amerikane që kanë asistuar 15 vite FA, komandantin e NATO-s në Tiranë, nëse këta që na kanë menduar si të bëjmë aktet e demontimit nuk thirrën ndërkohë që ata ekspertët shkencor që nuk kishin mundësi as të lexonin, dhe dëshmuan, atëherë ky s’është proces gjyqësor për të krijuar vetëm një perceptim, opinion publik, duke thënë “po bëhet gjyqi gërdeci”. Ndërkohë që unë akuzohem për shpërdorim detyre.
Avokati Henrik Ligori: Mediu akuzohet për shpërdorim detyre për shpenzimin e naftës së shtetit, këtu duhej të ishte si palë viktimë shteti për dëmin që SPAK pretendon se veprimi apo mosveprimi i Mediut i ka shkaktuar
Mediu: si ka mundësi që Altin Dumani për mënyrën e arrestimit të Ilir Metës tha se nuk ka përgjegjësi pasi kam nxjerr vetëm urdhrin, zbatimin e ka bërë polici, ndërsa unë qenkam përgjegjës për një vendim për demontimin që kam nxjerr totalisht të rregullt, e kanë marrë për zbatim dhe e kanë zbatuar forcat e armatosura.
Lajmi kryesor:
Masakra e Gërdecit/ Mediu në GJKKO i bezdisur nga familjarët e viktimave: 15 vite që ju dëgjoj! I ati i Edison Durdës së vrarë: Sot kishte ditëlindjen, do mbushte 25 vjeç










