‘Plumbi i artë’/ Nuredin Dumani vijon të rrëfehet në GJKKO: Te lokali i Qolëve vinin politikanë dhe ministra! Ndërhynë për të më nxjerrë nga burgu
I penduari Nuredin Dumani dhe godina e GJKKO-së
Nuredin Dumani ka vijuar edhe këtë të enjte të flasë para togave të zeza dhe para të pandehurve në procesin e dosjes ‘Plumbi i Artë’.
Me dyert të mbyllura, bashkëpunëtori i drejtësi zbuloi detaje për të tjera episode kriminale, ndërsa i ashpër ka vijuar gjithashtu kundëreagimi dhe përplasjet me disa prej të pandehurve dhe avokatëve të tyre mbrojtës.
Dumani është shprehur se me Festim dhe Petrit Qolin, nën akuzë për vrasje si grup i strukturuar kriminal, është bërë mik pasi ata paguan avokatin dhe kanë ndërhyrë në sistemin e drejtësisë për ta nxjerrë nga burgu, me një raport mjekësor si i sëmurë.
Po ashtu ai ka konfirmuar se vendtakimi me ta ishte shpesh lokali i Qolëve, ku thotë se vinin politikanë e ministra, edhe pse s’ka përmendur emra. Petrit Qoli, i cili në seancën e kaluar tha se po e lënë në burg pa të drejtë, duke ja mohuar të takojë dashurinë e jetës, këtë të enjte ai tha se do lutet edhe për prokurorët, pasi i konsideronte si pjesë e familjes.
Ndërsa Gentian Sharra ka kundërshtuar dëshminë e Dumanit, ku ky i fundit e implikoi në një ngjarje kriminale, por që në dëshminë paraprake nuk e ka përmendur këtë episod. Seancat ku ka dhënë dëshminë bashkëpunëtori i drejtësisë zhvillohen më dyer të mbyllura, pas kërkesës së një prej prokurorëve të çështjes, kërkesë që u miratua nga gjykata, megjithëse u kundërshtua nga avokatët mbrojtës.
Në procesin “Plumbi i artë”, përveç Nuredin Dumanit janë edhe dy bashkëpunëtorë të tjerë të drejtësisë, Skerdi Tase dhe Erjon Alibej.
Ata kanë pranuar të tregojnë ngjarje kriminale të kryera prej tyre, në bashkëpunim me të akuzuar të tjerë.
A.Q/S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Mars, 23:36
Zgjedhjet e 11 majit, a i besoni premtimet e partive?
-
Po
19.6%
-
Jo
73.2%
-
Nuk e di
7.2%
Vota total: 97
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Edhe Alibeaj i bashkohet ‘trendit’ të videove në rrjetet sociale, shfaqet me dy vajzat para SPAK
24 Mars, 12:00
-
Haklajt ‘i bëjnë gropën’ Sali Berishës, tjetër kallëzim në SPAK: Krijuesi i organizatës kriminale që ekzekutoi 3 pjesëtarë të familjes
23 Mars, 22:43
-
Basha takim me emigrantët në Athinë: Vetingu i politikanëve dhe heqja e imunitetit, dëshmi se jemi pro SPAK! Në 12 vite u larguan 1 milionë shqiptarë
23 Mars, 21:31
-
Fotoja me Veliajn ‘dogji’ gjyqtarin Gerd Hoxha! Ligji për SPAK shkon në Kushtetuese, seanca më 27 mars
23 Mars, 21:30
-
Rama nga Vlora: Reforma në drejtësi meritë e PS, shpatën ia dhamë ne! 'Bufi' do shkrirjen e SPAK! Hapim negociatat gjatë mandatit të 4
23 Mars, 18:01
-
Preç Zogaj: Koha nuk u ka dhënë të drejtë për asgjë deri tani
22 Mars, 21:38
-
Spartak Ngjela: Sali ziu dhe demokratët që bëjnë sikur s'kuptojnë që nga viti 1992!
22 Mars, 20:03
-
Rexhep Uka rikthehet në skenën politike përkrah Lulzim Bashës: Kujdes nga riciklimi! Ka një shpresë, që quhet SPAK
22 Mars, 14:53
-
Basha në Fier, prezanton kandidatët: Koalicioni Euroatlantik krah SPAK-ut për t’i shkuar deri në fund luftës kundër korrupsionit
22 Mars, 14:21
-
Del parashikimi i Belo Këlliçit, vjen nga Uashingtoni lajmi i ‘mirë’ që prisnim për Berishën në mes të marsit
21 Mars, 20:21
-
DASH publikon raportin e ri për trafikun ndërkombëtar të narkotikëve: Grupet shqiptare luajnë rol të rëndësishëm në furnizimin e tregjeve ndërkombëtare
21 Mars, 19:52
-
Raporti i ri i DASH fundos Sali Berishën: Inkriminimi i ish-kryeministrit, sukses i SPAK! I pandehur për ‘Partizanin’, pasuroi familjen! Stafi i Trump nuk harron as shpalljen ‘non grata’
21 Mars, 18:18