Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, shpallet e pafajshme në gjyqin për shpifje me biznesmenen Vilma Nushi.
Gazetarja e Report Tv, Keti Banushi, raporton se vendimi u dha nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pasi dëgjoi palët dhe prokurorin e SPAK, i cili kërkoi gjithashtu që deputetja të shpallet e pafajshme.
Biznesmenia Vilma Nushi kishte paditur për shpifje deputeten demokrate Vokshi për shpifje, në lidhje me deklaratat e saj për koncesionin e “Check Up” në shëndetësi.
Avokati i biznesmenes kërkoi që Albana Vokshi të shpallej fajtore dhe të dënohej me gjobë maksimale prej 3 milionë Lekë të reja.
Por kërkesa u hodh poshtë nga GJKKO, që vendosi ta shpallë të pafajshme deputeten Vokshi.
Edhe prokurori i SPAK, Elvin Gokaj, kërkoi në seancë që Vokshi të shpallej e pafajshme për shkak se deklaratat e saj ishin bërë në kuadër të komisionit hetimor parlamentar që hetonte koncesionet në shëndetësi.
“Nga aktet e administruara për këtë proces, konkludojmë se deklarata është bërë në kuadër të komisionit hetimor, Albana Vokshi ka bërë edhe kallëzim në Prokurorinë e Posaçme, mbi bazën e këtij kallëzimi është regjistruar edhe procedim penal. Nuk provohet se Albana Vokshi të ketë konsumuar elementët e veprës penale, kërkojmë të deklarohet e pafajshme për shpifje në dëm të viktimës akuzuese Vilma Nushi”, pati deklaruar prokurori Gokaj.
Edhe avokatët e Albana Vokshit thanë në seancë se deklaratat e deputetes demokrate kanë qenë “politike në ushtrim të detyrës së saj si deputete në interes publik. Zonja Vokshi është bazuar edhe tek të dhënat e hapura, raportimet në media, kontrata koncesionare, raportet e KLSH etj. Gjykata duhet të vendosë rrëzimin e padisë”, duke kërkuar rrëzimin e padisë.
Vilma Nushi dhe Shoqëria 3P Life Logistic sh.p.k, që ka fituar koncesionin e Check Up, e kallëzuan Albana Vokshin për veprën penale të “Shpifjes”. Koncensionari thotë se në 10 vite vlera e projektit është 63 milionë euro në total dhe jo 130 milionë euro, siç pati akuzuar Vokshi.
Komente










E bukr kjo politika, mund te thuash cte duash dhe ste hyn gjembe ne kembe, bravo dhe paci faqen e zeze ju shikon e ju lexon shqiperia dhe merr shembull nga ju. Per mua di qytetar jeni njere te skaduar dhe do doja te dhporr
Përgjigju