Donald Trump do t'i paguajë 83.3 milionë dollarë dëmshpërblim shkrimtares E. Jean Carroll! Gjykata e Nju Jorkut e dënon për shpifje

Një juri gjyqësore në Nju Jork vendosi që ish-Presidenti Donald Trump t’i paguajë 83.3 milionë dollarë shkrimtares E. Jean Carroll, për komente diskretituese ndaj saj, gjatë kohës që ishte president, në vitin 2019.

Zonja Carroll paditi zoti Trump për dëmtim reputacioni, duke e quajtur atë gënjeshtare, pasi ajo e akuzoi për përdhunim dekada më parë. Rastin, zonja Carroll e publikoi në një libër me kujtime, në të cilin shkruante se në vitin 1996, zoti Trump e përdhunoi në një dyqan luksoz të qytetit të Nju Jorkut.

Zoti Trump i cili ishte i pranishëm në pjesën më të madhe të gjyqit, por jo për të dëgjuar vendimin, njoftoi përmes një postimi në rrjetet sociale se do ta apelojë atë.

Në muajin maj të vitit të kaluar një tjetër juri e shpalli zotin Trump fajtor për abuzim seksual dhe e urdhëroi atë të paguante 5 milionë dollarë. Zoti Trump e ka apeluar vendimin.

Gjyqi i dytë për shpifje, lidhet me komentet e zotit Trump ndaj zonjës Carroll, kur ai ishte president dhe juria do të përcaktonte vetëm sa para do të duhej t’i paguante zoti Trump shkrimtares. Bëhet fjalë për dy deklarata që ai kishte bërë, si përgjigje ndaj pyetjeve të gazetarëve, referuar pjesëve nga libri me kujtime i shkrimtares Carroll.

Ish-presidenti vazhdon të këmbëngulë se akuzat ndaj tij janë të rreme.

Vendimi u dha të premten nga një juri prej 9 anëtarësh, shtatë burra dhe dy gra. Zoti Trump mori pjesë rregullisht në seancat e procesit të dytë gjyqësor. Por sot ai u largua papritur nga salla ndërsa avokatja e zonjës Carroll po mbante argumentet përfundimtare. Më pas ai u kthye për të dëgjuar argumentet mbyllëse të avokates së tij.

Zoti Trump nuk mori pjesë në gjyqin e parë ndaj tij. Më vonë ai shprehu keqardhje dhe këmbënguli të dëshmonte në gjyqin e dytë, por gjykatësi e kufizoi ish-presidentit, duke thënë se ai e kishte humbur rastin për të argumentuar se ishte i pafajshëm.

Të enjten, një ditë para vendimit të jurisë, zoti Trump u ul vetëm për disa minuta në karrigen e dëshmitarit, kohë gjatë së cilës ai mohoi të kishte sulmuar zonjën Carroll, më pas u largua nga gjykata duke thënë: "kjo nuk është Amerika".

Gjatë argumenteve përmbyllëse avokatja e zonjës Carroll, Roberta Kaplan, i kërkoi jurisë që ta ndëshkonte zotit Trump aq sa duhej, në mënyrë që siç tha ajo të ndalej një rrjedhë e vazhdueshme deklaratash publike, që kanë njollosur zonjën Carroll duke e etiketuar atë si gënjeshtare.

Ishte ky momenti që zoti Trump doli nga salla e gjyqit. Po sot gjykatësi i çështjes paralajmëroi se do ta dërgonte në burg avokaten e zotit Trump, Alina Habba, për shkak se ajo vazhdonte të fliste edhe pse ai e kishte njoftuar se koha e saj kishte mbaruar. Avokatja Habba iu bind kërkesën së gjykatësit.

Vendimi i së premtes i jurisë vjen ndërsa zoti Trump po shkon drejt fitores për të tretën herë radhazi në garat paraprake për president. Ai ka kërkuar t'i kthejë proceset ndaj tij në një avantazh, duke i cilësuar ato si dëshmi të një sistemi që po përdoret politikisht kundër tij.

Megjithëse nuk ka asnjë provë që Presidenti Joe Biden ose dikush në Shtëpinë e Bardhë të ketë ndikuar në ndonjë nga rastet ligjore kundër tij, linja e argumentimit të zoti Trump, ka rezonuar me mbështetësit e tij më besnikë, të cilët i shohin proceset me skepticizëm. /VOA/

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 07:30
Gjykata urdhëroi Trump t'i paguajë 83.3 mln dollarë dëmshpërblim! Përqafimi i fitores

Donald Trump u dënua Gjykata e Nju Jorkut për të paguar 83.3 mln dollarë  dëmshpërblim për shkrimtaren Jean Carroll pasi ka bërë komente diskretituese ndaj saj  përmes postimeve të publikuara në mediat sociale, konferenca për shtyp, mitingje elektorale dhe në televizion.

Është dëmshpërblimi i dytë që manjati do t'i detyrojë shkrimtaret, pas 5 milionë dollarëve të vendosur në gjyqin civil të majit 2023.

BBC publikoi skicat nga seanca  gjyqësore në momentin kur juria dha vendimin.

Zonja Carroll paditi zoti Trump për dëmtim reputacioni, duke e quajtur atë gënjeshtare, pasi ajo e akuzoi për përdhunim dekada më parë.

Artistja e gjykatës, Jane Rosenberg, kapi momentin kur Carroll përqafoi ekipin e saj pas marrjes së vendimit

S.G/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qeleshja: 27/01/2024 18:08

    Sipas kokes, dhe qeleshja per TRUMPALL genjeshtarin, megalomaniakun dhe narcisistin e pandreqshem, qe beson se ligjet nuk zbatohen tek ai ! Per te gjithe ata qe mund te ndihen te"ngaterruar" apo qe besojne dokrra ala FoxNews: Juria me 9 qytetare te zgjdhur rastesisht nga shteti i New Yorkut (te cilet edhe prokuroria edhe avokatet mbrojtes i kane shqyrtuar nje per nje dhe kane rene dakort me perberjen e saj), dha verdiktin qe TRUMPALLA eshte fajtor, dhe ja mati koken me spango. E qarte si drita e diellit. Qelbesira ne fjale, ngaqe ndiqet nga sahalepires e burreca politikane dhe nja 30% e elektoratit te SHBAve, kandidon prape, qe te mbroje veten nga verdikte te tjera te gjykatave federale. Po, jo nga ato shteterore. Damkes prej dhunuesi seksual, tani i shtohet edhe nje paycheck me vlere 83.3 milione. E gezofshin e i pafshin hajrin te gjithe kultistet qe do vdesin duke ja mbajur ne goje ketij hileqari te lindur ! Ky kancer ka gjunjezuar partine e vjeter rebublikane te Abraham Linkolnit e Ronald Regan. Dhe sot, demokracia me e vjeter dhe me e madhe funksionale e Botes Perendimore, eshte ne rrezik, gje qe mund te sjelle pasoja shume te renda, vecanerisht per kombin tone qe po mundohet me ndihmen e NATOs te arrije ne formimin e plote te tij. Pikerisht asaj NATOje qe fashisti ne fjale do braktise, sic e ka thene vete disa here. Ja, o shqiptare brenda dhe jashte SHBA, ka rendesi qe ky mini Musolin, te mos hyje kurre me ne Shtepine e Bardhe.

    Përgjigju
  • John: 27/01/2024 13:30

    Kete e grin e din qe fiton zgjedhjet,uroj tja dali deri ne fund se demokratet po cmenden fare spo len gur pa levizur qe mos te shkoj deri ne zgjedhje

    Përgjigju
  • Traktori: 27/01/2024 07:42

    Boll se u bete si CNN

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare