Gjyqi për vulën e PD, 'Apeli': Zhukri në favor të Berishës, s'ishte i paanshëm! Duhet të ishte pranuar dorëheqja e tij nga çështja, të pyetet Lulzim Basha

Gjykata e Apelit Tiranë, me trupë gjykuese të përbërë nga Elona Mihali, Irida Kacerja dhe Astrit Kalaja, ka zbardhur vendimin e datës 3 mars 2023, mbi konfliktin e drejtimit të Partisë Demokratike, mes Sali Berishës dhe Enkelejd Alibeajt, i cili përfaqëson linjën e Perëndimit dhe të Lulzim Bashës. Gjykata rrëzoi vendimin e gjyqtarit të shkallës së parë, Agron Zhukri, i cili që më 25 mars të vitit të shkuar, pranoi regjistrimin e statutit të Foltores, logos dhe vulës së grupimit Berisha, duke legjitimuar Sali Berishën në krye të PD-së. Zhukri njohu Kuvendin e Berishës mbajtur në 11 dhjetor 2021, ku shkarkoi Lulzim Bashën dhe u bë vetë kryetar i PD-së, pasi Basha vendosi ta përjashtonte Berishën nga partia në 9 shtator 2021, nën presionin e SHBA-vë që e kishin shpallur Berishën non grata në qershor të po atij viti. 

Gjykata e Apelit e ka rrëzuar këtë vendim të Agron Zhukrit si të pabazuar, ndërsa ka urdhëruar gjykimin e kësaj çështje nga një tjetër gjyqtar në shkallën e parë. Deri kur të merret një vendim tjetër, nëse do të ketë një të tillë, në krye të PD-së njihet zyrtarisht Enkelejd Alibeaj, duke e nxjerrë jashtë ligjit Rithemelimin e Berishës. 

Po cilat janë argumentet e Gjykatës së Apelit për rrëzimin e vendimit të Agron Zhukrit? 

Përpos të tjerave, Apeli thekson se gjyqtari Agron Zhukri ka qenë i njëanshëm në gjykimin e kësaj çështje dhe se kërkesa e tij për të dhënë dorëheqjen duhet të ishte pranuar. Në vendimin e Apelit thuhet se kërkesa e Agron Zhukrit për të hequr dorë nga gjykimi është shoqëruar me prova, pasi bashkëshortja e tij ka qenë sekretare e Sali Berishës, ka miqësi me Berishën etj. Zhukri gjithashtu është përjashtuar në gjyqe të tjera ku palë ka qenë Sali Berisha pikërisht për shkak të konfliktit të interesit. “Në vlerësimin e Gjykatës së Apelit, vendimi i kryetarit të gjykatës për mospranimin e kërkesës së gjyqtarit për heqje dorë nga gjykimi i çështjes, është i paarsyetuar dhe i paargumentuar...”, thuhet në vendim. 

Gjykata e Apelit thekson gjithashtu se nuk ka një akt në gjykatë për dorëheqjen e Lulzim Bashës si kryetar i Partisë Demokratike. Zyrtarisht Basha figuron kryetar i PD-së. Sipas Apelit, gjyqtari Agron Zhukri duket të kishte thirrur në gjykim si Lulzim Bashën, ashtu edhe Komisionin e Përkohshëm në këtë konflikt gjyqësor, për të dëgjuar pretendimet e tyre ose të të autorizuarve prej tyre. Gjithsesi, shkaku kryesor se pse Gjykata e Apelit ka rrëzuar vendimin e Agron Zhukrit është vendimi i kryetarit të Gjykatës së Tiranës, për të mos pranuar heqjen dorë të Zhukrit nga çështja, duke thyer një praktikë që ishte vendosur më parë nga kryetarët e gjykatës.

Pas një seance maratonë, Gjykata e Apelit, vendosi më 3 mars rrëzimin e vendimit të Agron Zhurkit  të datës 25 mars 2022 dhe kthimin e çështjes për rigjykim në Shkallën e Parë me trupë gjykuese tjetër. Pas këtij vendimi, ajo që vendosi Agron Zhukri konsiderohet nul dhe çështja kthehet në shkallë të parë. Tashmë vula, sigla, logoja e Partisë Demokratike i mbetet palës tjetër të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj. Me unanimet të plotë trupa gjykuese e Apelit, e përbërë nga relatore Elona Mihali dhe anëtarë Astrit Kalaja dhe Irida Kacerja, prishi vendimin e Zhukrit. 

 

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tironsi: 10/05/2023 13:09

    E vertete dhe e drejte do te ishte qe duhej te pranohej doreheqja e tij.Por ja qe nuk u pranua.Por perse nuk u pranua? Sepse kryetari i kesaj gjykate eshte nje zorraxhi dhe sherbetor i Berishovicit dhe po te pranohej doreheqja e Zhukrit,atehere nje tjeter gjyqtar nuk e besoj te bente nje ndyresillek te tille.Prandaj loja u be e plote nepermjet ketij me nder kryetari gjykate,qe eshte edhe sot i paprekur e i palevizur nga posti i tij dhe zoteria Non Grata mori vendimin qe donte,per te bere te gjitha ato qe ka bere deri me sot.Dhe historia vazhdon...Dhe keshilli i larte Gjyqesor shikon me dylbi nga Katari filmin e personit Non Grata te shfaqet ne ekran me aktore kryesore Zhukrin dhe kryetarin e "shquar=te blere te gjykates ne fjale!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?