Gjyqi ndaj Emiliano Shullazit dhe Elidion Harizajt është shtyrë për të gjashtën herë. Seanca e rradhës dështoi sepse dy të pandehurit dhe avokatët mbrojtës të tyre nuk u paraqitën në gjyq.

Pala mbrojtëse hoqidorë nga detyra për të mbrojtur të pandehurit. Avokati Anton Kostari është dorëhequr për të mbrojtur Elidon Harizajn. Ai tha se nuk ka rënë dakort me familjen e të pandehurit për të vazhduar detyrën e tij.

Kurse avokati i Shullazit, Bazhdari, tha se më parë kishte mbrojtur kundërshtarët të tij dhe kjo përbënte konflikt interesi. Vendimi i dy avokatëve u komunikua përmes një letre.

Ndërkohë prokurori i cështjës ka kërkuar që minisitria e Drejtësisë dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë të marrin masat e nevojshme në lidhje me zvarritjen e seancave gjyqësore për shkak të mungesës së avokatëve.

Relatori i çështjes, Astrit Kalaja ka bërë të ditur se për këtë situatë janë njoftuar të gjitha institucionet përkatëse ndërsa ka vendosur që për Emilajno Shullazin, të zëvendësohet avokati Blerim Bazhdarit me avokatin Artan Reci, si dhe për Helidon Harizajn të zëvendësohet avokati Anton Kosteri me Hamdi Shpuzën.

Emiliano Shullazi dhe Elidion Harizaj u arrestuan në 29 Qershor të vitit 2012 për amrëmbajtje pa leje në një makinë të blinduar. Gjithashtu, Shullazi është arrestuar dhe disa herë të tjera nga policia për trafik droge dhe për incidente gjatë zgjedhjeve vendore të 8 Majit.

(v.gj/shqiptarja.com)