TIRANË - “Edi Paloka i ka cënuar nderin dhe dinjitetin kryeministrit Edi Rama dhe për këtë duhet të deklarohet fajtor duke u dënuar më 2 milion lekë të vjetra”. Kështu e ka argumentuar kolegji penal i Gjykatës së Lartë, vendimin lidhur me gjyqin penal mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Grupit Parlamentar të PD Edi Paloka. Gjykata analizon se nga përmbajtja e deklaratës së datës 7 janar 2015, trupi gjykues konstaton se i akuzuari Edi Paloka ka shprehur konsideratat e tij në dy plane, të cilat kjo gjykatë i klasifikon si gjykime vlerësuese dhe deklarime të fakteve konkrete.