Gjyqtarët Broci e Haxhialushi
Dy anëtarët e rinj të KLD-së
Artan Broci dhe Astrit Haxhialushi janë dy anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, të cilët u zgjodhën sot nga kolegët e tyre gjatë zhvillimit të Konferencës Gjyqësore Kombëtare, për një mandat pesë vjeçar pranë këtij institucioni.
TIRANE - Gjyqtarët e Gjykatës së Apelit në Tiranë Artan Broci dhe Astrit Haxhialushi janë dy anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, të cilët u zgjodhën sot nga kolegët e tyre gjatë zhvillimit të Konferencës Gjyqësore Kombëtare, për një mandat pesë vjeçar pranë këtij institucioni.
Artan Broci, gjyqtar i Gjykatës së Apelit Tiranë, mori 201 vota, ndërsa limiti për këtë post ishte 200 vota.
Pasi fitoi votat e mjaftueshme për t'u zgjedhur anëtar i KLD-së, Artan Broci u shpreh për mikrofonin e televizionit A1Report se “pika e orientimit të gjithë tupës gjyqësore duhet të jetë të kthejmë besimin e gjyqtarëve në KLD, në sistemin e meritave dhe karrierës."
“Unë besoj se votimi i sotëm tregon për vlerësimin që gjyqtarët kanë pasur në punën time dhe kjo do të jetë objektivi, në rritjen e performancës dhe besimit të gjyqtarëve dhe anëtarëve te Këshilli i Lartë i Drejtësisë”, tha për Tv A1Report, anëtari i r ii KLD-së, Artan Broci.
Për shkak se në votimin e parë kandidati Haxhialushi nuk mori dot limitin e votave por vetëm 182, u bë një votim i dytë mes tij dhe kandidates tjetër e cila kishte më shumë vota se të tjerët, Zegjine Sollaku me 118 vota, nga Gjykata e Apelit Tiranë.
Në një prononcim për televizionin A1Report, menjëherë pas zgjedhjes në postin e anëtarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Haxhialushi shprehu vlerësim për kandidaturat e tjera ndërsa e cilësoi një “konkurim transparent. Ai theksoi se sistemi i drejtësisë duhet të jetë i shëndoshë.
Anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë të Drejtësisë zëvendësojnë dy gjyqtarët, të cilëve u mbaroi mandati, Dhurata Haveri dhe Shkëlqim Miri.
Konferenca Gjyqësore e thirrur nga Kryetarja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Becaj, dje pati mbledhjen e saj të parë ku i pranishëm ka qenë dhe Presidenti i Republikës në cilësinë e kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë Bujar Nishani.
KANDIDATET E TJERE NE VOTIM ISHIN Dhimitër Lara - Gjykata e Apelit për Krime të Rënda
Lefter Jahaj - Gjykata e Apelit Tiranë
Agron Papajani - Gjykata e Apelit Tiranë
Sokol Binaj - Gjykata e Apelit për Krime të Rënda
Zegjine Sollaku - Gjykata e Apelit Tiranë
Redaksia Online(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.3%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4454
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09