TIRANE- Të gjithë gjyqtarët, prokurorët, kryeinspektori dhe inspektorët e tjerë pranë KLD, si dhe këshilltarët ligjorë pranë Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë do t’i nënshtrohen vlerësimit përsa i përket kontrollit të pasurive, lidhjeve me krimin si dhe të aftësive profesionale të tyre. Megjithatë duket se drafti parashikon dhe një lloj amnistie, pasi çdo subjekt që do t’i nënshtrohet kontrollit mund të dorëhiqen nga detyra dhe në këtë mënyrë hetimi ndaj tyre ndërpritet.
“Në çdo kohë, përpara ose gjatë periudhës së vlerësimit, subjekti i vlerësimit mund të dorëhiqet nga detyra dhe në këtë rast vlerësimi ndërpritet”, saktësohet në pikën Ç të nenit 179 B të draftit të ekspertëve për Reformën në Drejtësi ku përcaktohen kriteret e vlerësimit. Po ashtu shtohet se “Funksionarët që dorëhiqen në kushtet e parashikuara nga ky nen nuk mund të shërbejnë më si gjyqtarë të çdo niveli, prokurorë, anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor ose anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë ose Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror të Përgjithshëm për një periudhë 10 vjeçare”.
/Shqiptarja.com