9 nga 11 gjyqtarët që vendosën për ’21 janarin’ u shkarkuan nga vettingu! Doçi: Muaj pas vendimit skandaloz, deklaruan qindra mijëra euro

Gazetari Adriatik Doçi, i ftuar në emisionin ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report Tv dha detaje tronditëse lidhur me gjyqtarët që morën vendimin për dënimin qesharak prej 4 vitesh burg të 2 gardistëve që qëlluan dhe vranë protestuesit në 21 janar.

Doçi tha se nga 11 gjyqtarët nëpër të cilët ka kaluar vendimi, vetëm 2 prej tyre janë ende në sistem ndërsa 9 të tjerët janë shkarkuar gjatë procesit të vettingut pasi u janë gjetur pasuri të paligjshme dhe lidhje me baronë të krimit të organizuar.

“Hetimet janë bërë nga disa prokurorë dhe vendimi është marrë nga 11 gjyqtarë, 3 të shkallës së parë 3 të apelit dhe 5 të Gjykatës së Lartë, vetëm 2 prej tyre janë në sistem. Asnjë prej tyre nuk e ka kaluar vettingun. 9 janë shkarkuar me vendim të formës së prerë për pasuri të paligjshme dhe për lidhje me baronë të krimit të organizuar. Kanë mbetur në sistem vetëm 2 gjyqtarë të shkallës së parë, të cilët ende nuk kanë kaluar në sitën e vettingut”- tha Doçi.

Ndër të tjera gazetari zbuloi se muaj pasi u mor vendimi për 4 protestuesit e vrarë në 21 janar 2011, gjyqtarët filluan të deklaronin shuma të mëdha parash prej qindra mijëra eurosh dhe apartamente e biznese.

“Disa muaj pasi janë marrë vendimet, befas një nga gjyqtarët deklaron 100 mijë euro cash, dikush tjetër blen një apartament, dikush një biznes. A është kjo rastësi, apo janë korruptuar me para nga ata që kryen vrasjet e 21 janarit? Kjo mbetet për t’u zbardhur nga SPAK”- shtoi gazetari.

Ai tha se pas vendimit të gjykatës së Apelit që la në fuqi vendimin e shkallës së parë për dënimin e Ndrea Prendit dhe Agim Llupos, ndërkombëtarët u tronditën pasi arsyetimi i gjykatës ishte qesharak.

“Pati një reagim, u skandalizuan ndërkombëtarët, gjykata e Apelit vendosi t’i shpallë të fajshëm por vrajet e cilësoi si vrasje nga pakujdesia. Në arsyetim është thënë se Ndrea Prendi ka qëlluar ndaj protestuesve por nuk i njihte ata. Sipas gjykatës, ky duhet t’i njihte protestuesit që të quhet krimi”- tha Doçi.

Ndërsa analisti Arben Meçe tha se Sali Berisha si ish-kryeministër dhe Lulzim Basha si ministër i Brendshëm kanë përgjegjësi për vrasjet. Sipas Meçes, ka qenë Berisha ai që ka dhënë urdhrin por Basha si person në dijeni, e ka fshehur një fakt të tillë dhe për këtë duhet të hetohet. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:22
'I vrau por s'i njihte', gazetari Doçi: Vendimi skandaloz i gjykatës për Ndrea Prendin

Vendimi i Gjykatës për ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi dhe ish- oficerit të gardës, Agim Llupo për vrasjet e 21 janarit, është skandaloz sipas gazetarit Adriatik Doçi. Në “Repolitix” në Report Tv ai thotë se sipas vendimit vrasjet janë bërë nga pakujdesia me arsyetimin se nuk i njihte viktimat.

 “Gjykata vendosi të shpallë të pafajshëm Ndrea Prendin dhe Agim Llupon. U skandalizuan ndërkombëtarët, SHBA. Gjykata e apelit vendosi ti shpallë të fajshëm por vrasjet i kualifikoi si vrasje nga pakujdesia. Është një nga vendimet më qesharake që është marrë në rruzullin tokësor. Ndrea Prendi ka qëlluar drejt protestuesve por nuk i njihte. Ky është një nga arsyetimet më dramatike. Është kriminal poshtërues. Një pjesë të këtyre gjyqtarëve u janë sekuestruar pasuritë një pjesë tjetër vazhdojnë ta gëzojnë pasurinë”.

Ora 22:04
21 janari, kush rrezikon? Meçe: Urdhrin për vrasjet e dha Berisha, por Basha kishte dijeni, ka fshehur krimin

Të implikuar në çështjen e 21 janarit për analistin Arben Meçe janë Sali Berisha por edhe Lulzim Basha. Në emisionin “Repolitix” në Report Tv Meçe tha se urdhrin për vrasjet e ka dhënë Berisha por Basha sipas tij ka pasur dijeni dhe ka fshehur krimin prandaj duhet të hetohet.

“Basha do mbrohet se për çështjen do merret person në hetim dhe do thotë të vërtetën përndryshe do dënohet sepse përcaktimi është i qartë vrasje nga shteti, krim shtetëror. Në nivelin ne krimit shtetëror ja ku i ke urdhëruesit dhe ekzekutuesit. Rikualifikimi i veprës penale nuk do të thotë se nuk do kryen hetime të tjera deri tani.

Kemi thënë se janë devijuar hetimet. Kërkesa e familjarëve të Aleks Nikës është që ta kthejnë hetimi në thelbin e vetë. Unë jam i bindur se Basha edhe nëse ishte ministër s’ka thënë ai urdhër-dhënësi. Por ai ka pasur dijeni dhe ka fshehur krimin dhe duhet të hetohet”, shtoi ai.

Ora 21:59
Vendimi i Strasburgut, gazetari Doçi: Faktet që implikojnë Sali Berishën në vrasjet e 21 janarit

 

Nga studioja e “Repolitix” në Report Tv, gazetari Adriatik Doçi ka nënvizuar faktet që sipas tij impikojnë Sali Berishën në vrasjet e 21 janarit.

“Vendimi i  Strasburgut vesh me përgjegjësi Berishën si i implikuar dhe për manipulimin e ngjarjes, nuk thotë gjë për Bashën. Kemi dhe dëshmi të topit që thotë se Basha i ka shkuar në shtëpi në emër të Berishës për të ndërhyrë te Ina Rama.

Kemi dhe përgjimin për Ndrea Prendin  që thotë qëlloni në trup. Kemi dhe raport të shërbimit që kontrollit të brendshëm në ministrinë e brendshme ku dalin të gjitha masat që janë marrë më parë. Basha ditën e vrasjes ka dalë jashtë loje. Vendimi  i gjykatës së Strasburgut e implikon Berishën në dy momente, kërcënimi ndaj Ina Ramës. Momenti tjetër mashtrimi me pamjet filmike, gjykata e Strasburgut ka analizuar deklaratat e Berishës që thotë se kamerat nuk punonin. Është konfirmuar se pamjet filmike të 21 janarit janë zhdukur. Ngritja e komisionit hetimor është një tjetër pikë që e implikojnë Berishën”.

Ora 21:50
Avokati Çaça: 21 Janari shkon në SPAK, e gjithë lufta bëhet për të hetuar Bashën e Berishën

21 janari do shkojë në SPAK. Kështu deklaroi në Repolitix me Denis Mingën në Report Tv avokati Përparim Çaça.

"Gjykata e Lartë mund të kishte marrë një vendim sot. Ka një spirale që fakti kalon në seancë gjyqësore, është pozitive. Sepse në dhomë këshillimi çështja lihet në fuqi në 90% të rasteve. Fakti që ka kaluar në seancën gjyqësore për familjarët është lajm i mirë, sepse do të thotë se kemi debat gjyqësor. Besoj që mund të kemi një hetim gjyqësor të gjithanshëm në lidhje me këtë situatë juridike të krijuar. Fakti që kemi një debat gjyqësor me pjesëmarrjen e palëve për mendimin tim është se mund të kemi një vendimmarrje për ta çuar në SPAK. Ne e kemi pasur një proces për zinxhirin komandues. Këtu flitet a do hetohen persona që janë objekt i SPAK, si Berisha dhe Basha. Këtu është e gjithë lufta", tha ai.

B.V/B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë