Victoria Bascom qëllimisht nuk e ka paguar për udhëtimin e saj por për fatin e saj të keq shoferi i taksisë e dërgoi atë në gjykatë përpara një gjykatësi i cili çdo lloj veprimi përpiqet ti japë nuancë krimi.Victoria Bascom nga Lake County në Ohajo në Kanada, po udhëtonte mes Cleveland dhe Painsevile, kur ajo u largua nga taksia pa bërë pagesën prej 100 dollarësh.
Gjyqtari Michael A. Cicconetti, i njohur për dënimet e tij “krijuese”, e urdhëroi zonjën Bascom për të shlyer 30 ditë burg për “krimin” e saj, para se t’i jepte shansin e pazakontë. Gruaja e ka pranuar me kënaqësi dënimin dhe brenda 48 orësh ajo duhet të përshkruaj distancën për të cilën nuk pagoi lekët madje duhet të paguaj 100 dollarëshin dhe do të shërbejë 3 ditë në komunitet.
Gjykatësi gjithashtu ka dhënë edhe disa dënime të tjera abstrakte të cilat sipas tij nuk janë show por i bën ato në mënyrë që njerëzit të mendojnë pak më tepër përpara se të veprojnë.
- Bëri një të ri i cili dëgjonte muzikë me zë të lartë të qëndronte vetëm në pyllë në heshtje
- Bëri një njeri që shante policinë , duke i quajtur ato ' derra ' , të qëndrojë me derrat e vërtetë në qendër të qytetit për dy orë .
- Bëri një grua që kishte braktisur një mace të vogël të porsalindur ,të flinte në një park pa mbuluar për një natë.
(S.M/shqiptarja.com)