Gjyqtari i pasur, ja të ardhurat
e deklaruara në 2011 në ILDKP
Njeriu që legalizoi përmbysjen e zgjedhjeve në Tiranë rezulton se gjatë vitit 2011 ka patur pesë burime të ardhurash, nga të cilat janë shtuar të paratë e familjes Ndreca.
TIRANE - Njeriu që legalizoi përmbysjen e zgjedhjeve në Tiranë rezulton se gjatë vitit 2011 ka patur pesë burime të ardhurash, nga të cilat janë shtuar të paratë e familjes Ndreca. Në këtë mënyrë, vetëm nga të ardhurat dhe shpërblimet, gjyqtari Ndreca ka shtuar mbi 50 milionë lekë, përfshirë këtu dhe të ardhurat nga dy djemtë e tij.
Pasuria e tij është shtuar me 11 milionë lekë të vjetra nga të ardhurat e bashkëshortes dhe rreth nëntë milion lekë të vjetra nga të ardhurat e dy djemve. Po gjatë vitit të shkuar, djali i gjyqtarit dhe vendimmarrësit në Kolegjin Zgjedhor për vitin 2011 ka shlyer edhe një detyrim për apartamentin prej 15 milionë lekësh.
Ndërkohë që njëri prej djemve të gjyqtarit Ndreca ka qenë edhe për katër muaj specialist në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, nga ku ka përfituar një shumë rreth dy milion lekë. "Shtesë në kursimet, të ardhura nga paga dhe shpërblimet: 1.700.000 lekë, pakësim në kursimet familjare (shlyerje kësti për apartament): 1.500.000 lekë, të ardhura nga paga dhe shpërblimet neto: 1.206.000 lekë", thuhet në deklaratën e pasurisë së Tom Ndrecës.
Ndërkohë që deklarohen edhe të ardhurat nga bashkëshortja që kapin vlerën nga paga dhe shpërblimet plot 1.196.967 lekë. "Erion Ndreca: Paga neto: 760.368 lekë. Erinol Ndreca: Katër muaji si specialist në
KQZ: 200.000 lekë, detyrim për apartamentin 3.500.000 lekë: shlyer 1.500.000 lekë", kanë deklaruar dy djemtë e gjyqtarit Ndreca.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 08.03.2013
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
43.1%
-
Gafë
52%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 5220
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Dokumentet e skaduara rrezikojnë votën e diasporës, Haçkaj: Qeveria të shtyjë vlefshmërinë
1 Janar, 12:26
-
Debatet, partitë duan të numërojnë votën e diasporës! PD kundër Celibashit: S’mund të shpikni proces të ri! PS rezerva: Vëzhgues apo anëtarë?
30 Dhjetor 2024, 16:56
-
Zgjedhjet 2025/ KQZ teston 'PER', platformën për votuesit jashtë Shqipërisë! Celibashi: Llogarinë mund ta krijojë kushdo, nëse përmbushen kushtet regjistrohesh si zgjedhës
27 Dhjetor 2024, 08:55