Gjyqtari i vrasësit, Tabaku: Ilir
Xhaken e liruan kolegët, jo unë

Gjyqtari i vrasësit, Tabaku: Ilir<br />Xhaken e liruan kolegët, jo unë
TIRANE - Gjyqtari Neritan Tabaku ka vendosur të thyejë heshtjen dhe të flasë lidhur me situatën që ai po kalon. Pas vrasjes së shefit të komisariatit të Shijakut Adem Tahiraj në muajin shtator, Tabaku u pezullua nga detyra nga ana e KLD me akuzën se nuk ka zbardhur në kohë vendimin e gjykimit të Ilir Xhakes, autorit të vrasjes së komisarit të Shijakut.

Pas vendimit për pezullimin e Tabakut u fol se ai është larguar nga Durrësi dhe se është shpallur person në kërkim. Kjo pasi ishte thirrur nga organi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë dhe ai nuk ishte paraqitur.

Tabaku sqaron se ai është thirrur dy herë vetëm nga KLD dhe është paraqitur në kohën e caktuar dhe asnjë herë nga ana e prokurorisë. Ndërsa përsa i përket akuzës se ai është larguar nga vendi, ai fton këdo që t'i referohet sistemit TIMS dhe të verifikojë nëse është larguar nga vendi apo jo.

Flitet se juve jeni thirrur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe nuk jeni paraqitur pasi keni qenë i larguar nga vendi?
Kjo nuk është aspak e vërtetë. Unë nuk jam thirrur asnjëherë nga organi i prokurorisë.Jam thirrur 2 herë nga KLD dhe jam paraqitur atje në datën dhe orën e caktuar. Nuk jam larguar asnjë ditë jashtë vendit dhe këtë mund ta vërtetojë kushdo nëpërmjet sistemit TIMS nëpër pikat kufitare të vendit.

Po çfarë lidhje ka pasur policia në këtë mes?
Meqënëse KLD nuk arriti dot që të komunikonte me mua nëpërmjet telefonit celular, i kërkoi ndihmë policisë që të gjente adresën e banesës sime. Por edhe në këtë rast unë i erdha në ndihmë KLD pasi shkova në gjykatë dhe e tërhoqa vetë zarfin. Unë e fika celularin pas masës së pezullimit për shkak se nuk ndjehesha mirë me shëndet dhe nuk isha në gjendje që t'i përgjigjesha fluksit të jashtëzakonshëm të telefonatave. Por e kam respektuar statusin e pezullimit gjatë gjithë kësaj periudhe.

Gjykata e Apelit në Durrës ka nisur shqyrtimin e vendimit të trupit gjykues që ju kryesonit lidhur me gjykimin e Ilir Xhakes. Si e parashikoni vendimin e Apelit?
Nuk dua të paragjykoj asnjë vendim gjykatash. Por unë dua të sqaroj një çështje që asnjë institucion apo media nuk e ka përmendur. Është thënë se trupi gjykues që unë kryesoja kishte vendosur lirimin e Xhakes. Kjo nuk është aspak e vërtetë pasi ai është liruar pas 6 muajsh me një vendim të një trupe tjetër gjykuese, po në gjykatën e faktit në Durrës. Por mua më tepër më shqetëson vendimi që do të marrë KLD lidhur me punën time.

Pse?
Sepse mbi mua rëndon shkelja e procedurës sipas të cilës unë nuk kam zbardhur në kohë vendimin e gjyqit në fjalë. Por në shkallë vendi janë me dhjetra gjyqtarë në të treja nivelet e gjyqësorit të cilët kanë me qindra vendime të pazbardhura. Këtë e ka konstatuar edhe KLD gjatë kontrolleve të ushtruara nëpër gjykatat e rretheve, por edhe në Gjykatën e Lartë. Dhe unë nuk do të dëshiroja që të aplikoheshin dy standarte gjykimi për të njëjtin problem. Pra që unë të isha i sakrifikuari i këtij problemj.

Ju shoh me një qafore mjekësore në qafë.Keni probleme me shëndetin?
Thashë edhe më lart se nuk jam ndjerë mirë gjatë kësaj periudhe.Më është dashur të shkoj shpesh në spital për mjekim si edhe për t'ju nënshtruar fizioterapisë. Vuaj nga një sponteliatrozë e fortë në kolonë.

VRASJA E MALOKUT
Tërhiqet gjyqtari, shtyhet seanca ndaj Xhakjas

Gjykata e Apelit në Durrës ka shtyrë seancën e radhës gjyqësore ndaj të pandehurit Ilir Xhakja, i cili vrau në 13 shtator ish-kryekomisarin e Shijakut Adem Tahiraj. Shkak i shtyrjes, u bë mungesa e njërit nga gjyqtarët, i cili ka vendosur të tërhiqet nga gjykimi. Ndërkohë, gjykata e Apelit në Durrës ka përshpejtuar procedurat për shqyrtimin e ankimimit të Prokurorisë së Durrësit ndaj të pandehurit Ilir Xhakja.

Sot pritej shqyrtimi i çështjes për ankimimin e Prokurorisë së Durrësit ndaj pafajësisë së dhënë nga Gjykata, për Ilir Xhakjan, i cili akuzohej për vrasje e Qiri Malokut, ndërkohë që Prokuroria kishte kërkuar 24 vite burg. Vendimi i dhënë në 2 shkurt 2011 nga kryetari i trupit gjykues Neritan Tabaku, u zbardh 3 ditë pas vrasjes së kryekomisar Tahirajt, ndërkohë që KLD ka nisur hetimet për shpërdorim detyre edhe ndaj Tabakut. Xhakja u dënua me 21 vjet burg, dhe pas kthesës që çështja mori në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ai u la i lirë si i pafajshëm nga Gjykata.

(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar