Vendimi i 13 shkurtit i gjykatës së Elbasanit që i dha të drejtë Gjin Gjonit, dhe nxjerrë “nul”, të papërdorshme shumë veprime hetimore dhe prova të prokurorisë, duket se do përfundojë dhe në tavolinën e ministrit të Drejtësisë Nasip Naço.
Lidhur me dosjen “Gjoni” në vitin 2014 Naço ka urdhëruar kryerjen e një inspektimi për gjyqtaren Miranda Çekrezi, e cila nuk pranoi të pezullojë Gjin Gjonin nga detyra, kërkesë kjo e bërë nga prokuroria.
Vendimi në atë kohë si nga prokuroria, por edhe nga ministria u cilësua si një vendim në konflikt të hapur të interesit, pasi Gjoni i kishte dhënë Çekrezit një fitore në gjykatën e Apelit e cila kishte kundërshtuar vendimin e KLD për dhënien e një mase disiplinore për performacën në punën e saj, si gjyqtare në Elbasan.
/Shqiptarja.com