TIRANE-Zbatimi i ligjit nga gjyqtari Ergys Selmani në gjykatën e Fierit mund të kishte shmangur krimin në familje ku Liljana Ruka humbi jetën pas dhunës së bashkëshortit i cili e hodhi nga kati i katërt i pallatit ku jetonin.
Në një komunikim me mediat, ministri i Drejtësisë Ylli Manjani bëri sot publik rezultatet e hetimit të nisur ndaj gjyqtarit ku sipas Manjanit janë gjetur shkelje dhe ndaj Selmanit do të kërkohet procedim disiplinor.
"Unë kam qenë në një hetim administrativ, ka përfunduar vonë, sigurisht kemi gjetur shkeljet përkatëse, ka një raport inspektimi i cili do t'i paraqitet Prokurorisë për hetime të mëtejshme dhe drejtimi tjetër është që duhet të çelim procedurën për procedim disiplinor ndaj gjykatësit pasi ka kryer shkelje", u shpeh Manjani.
Manjani u ndal dhe tek hapat ligjorë që duhet të ndjekin të dëmtuarit nga dhuna apo krimi në familje, që sipas tij gjithçka fillon duke telefonuar policinë.
"Çfarë duhet të bëjmë nëse gjendemi në një situatë dhune. Ligji thotë që veprimi numër një është të telefonosh policinë e shtetit. Së dyti policia nga çasti që konstaton akte dhune në familje, menjëherë siguron me masa mbrojtëse viktimën, pavarësisht se çfarë do viktima, pasi ka raste kur paraqiten në komisariat e bëjnë sikur tërhiqen ndihet të presionuar. Këshilla e dytë është që trupa gjykuese ta vlerësojë seriozisht sepse çdo lajthitje apo mungesë serioziteti për çështje të tilla mund të shkaktojnë pasoja të parikuperueshme", tha ai.
Për të njëjtin rast gjyqtari Ergys Selmani është vënë në hetim dhe nga policia e Fierit dhe për të po kryhen hetime për akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Sipas hetime paraprake ka rezultuar se Selmani ka vonuar zbardhjen e vendimit të ekzekutimit të urdhrit të mbrojtjes ndaj Liljana Rukos ç'ka për pasojë ka sjellë mungesën e mbrojtjes ndaj saj dhe mos dijeninë e vendimit të gjykatës nga policia e Fierit.

Gjyqtari Ergys Selmani

Ferdinand dhe Liljana Ruko
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO