TIRANE- Këshilli i Lartë i Drejtësisë u mblodh sot për të diskutuar në lidhje me pr/vendimin për rregullat e kriteret e emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës së Administrative, në shkallën e parë dhe të Apelit. Shtyhet masa disiplinore për gjyqtarin Neritan Tabaku.
“Nisim një proces shumë të rëndësishëm për të krijuar një trup me integritet në Gjykatën Administrative.”- tha presidenti Nishani, njëkohësisht kryetari i KLD-së i cili hapi dhe mbledhjen e sotme. Ai ftoi anëtarët e KLD-së të diskutojnë këtë vendim i cili është i rëndësishëm për emërimin e gjyqtarëve në mënyrë transparente.
Ilir Mustafaj anëtar i KLD-së tha se jemi të vonuar për zgjedhjen e anëtarëve të kësaj gjykate.”Ka mbi tre muaj që ligji ka hyrë në fuqi. Jemi të vonuar në miratimin e këtij projektvendimi”- tha Mustafaj duke kërkuar propozuar që të gjithë ata që do të konkurojnë në Gjykatën Administrative të jenë gjyqtarë.
Edhe ministri i Drejtësisë u shpreh se “Të gjithë ata që konkurojnë janë gjyqtarë” Zoti Eduard Halimi informoi se gjykata e shkallës së parë Administrative të Tiranës është drejt fundit dhe do të inaugurohet në javët në vijim, si dhe janë krijuar strukturat e këtyre gjykatave në rrethe. “Muaji dhjetor është i fundit kur qeveria përfundon detyrimet që ka për funksionimin e kësaj gjykate” - tha Halimi. Ai vlerësoi si “cilësor” pr/vendimin.
Në fund të diskutimit Presidenti deklaroi se provimet e gjyqtarëve do të mbahen më 21- 22 janar.
SHTYHET MASA DISILINORE PER TABAKUN
Në mbledhje ishte parashikuar dhe marrja e masës disiplinore për gjyqtarin Neritan Tabaku i cili akuzohet se liroi Ilir Xhaken, që më pas në shtator vrau kryekomisarin Adem Tahiraj. Por Tabaku sërish kishte paraqitur raport mjekësore duke shtyrë diskutimin të premten e javës tjetër.
” Zoti Tabaku ka risjellë raport mjekësor dhe kërkon shtyrjen e shqyrtimit të propozimit. Raportin e parë e paraqiti më 5 nëntor, sot raporti me 15 ditë të tjera. Sipas ligjit KLD është i detyruar ta ketë prezent kur shqyrtohet masa prandaj shtyhet mbledhja të premten. Nëse mbledhjen e a ardhme nuk vjen të marrë masa të dërgojë përfaqësues të tij të mbrojtjes”- tha presidenti Nishani
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com