Aksidenton qytetarin në aksin Fier-Shegan në Lushnjë, nisin hetimet ndaj gjyqtares Lutfie Celami. 

Aksidenti ka ndodhur këtë të mërkurë ku gjyqtarja me automjetin e saj me targa AA 085 NO ka përplasur 70-vjeçarin me inciale H.D i cili udhëtonte me biçikletë.

Pas aksidentit i moshuari është shtruar me urgjencë në spitalin e Traumës në kryeqytet dhe po mjekohet.

Ndërkohë policia bënë me dije se, materialet hetimore i’a ka përcjellë Prokurorisë në lidhje me gjyqtaren Celami të përfshirë në aksident.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)