Gjyqtarja Ardiana Bera jep shpjegime për bilancet negative dhe vendimin për 21 janarin

Gjyqtarja Ardiana Bera jep shpjegime për bilancet negative dhe vendimin për 21 janarin

Gjyqtarja Ardiana Bera

Gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës Ardiana Bera u përball të mërkurën në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit me barrë prove në lidhje me kontradiktat që dilnin nga kontratat e nënshkruara për blerjen e një apartamenti 136 metra në Tiranë.

Siç doli nga relatimi KPK kishte bërë dy analiza financiare për Berën. Në njërën është marrë parasysh një kontratë sipërmarrje sipas të cilës pagesat për apartamentin ishin bërë pas blerjes jashtë zyrës noteriale dhe kontrata e shitjes sipas të cilës Bera dhe bashkëshorti e paguan apartamentin me këste në vite.

Analiza e parë e vendos Berën në një pozitë të vështirë, me një bilanc negative prej disa dhjetra milion lekësh, ndërsa në të dytën ajo rezulton sërish me bilanc negativ në disa vite, por shuma reduktohet në rreth 4.2 milion lekë.

Bera, e cila u mbrojt vetë në seancë i tha Komisionit se ajo vlerësonte hetimin, por këmbënguli se familja kishte pasur të ardhura të ligjshme. Siç doli nga fjala e Berës, pamundësitë financiare rridhnin nga mosnjohja e një huaje prej vëllezërve, një dhurate për vajzën po prej tyre dhe çmimit të shitjes së apartamentit të bashkëshortit dhe prindërve të tij në Krujë. Bera këmbënguli se nëse KPK merrte parasysh provat e saj, ajo rezultonte me bilance të vogla negative vetëm në tre vite. Ajo tha se këto kishin ardhur si pasojë e gabimeve në deklarim.

Gjyqtarja Ardiana Bera e Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, po kontrollohet nga trupa e përbërë nga Alma Faskaj kryesuese, Pamela Qirko anëtare dhe Xhensila Pine relatore. Vëzhgues ndërkombëtar në seancë ishte Theo Jacobs.

Bera e ka filluar karrierën në vitin 1997 dhe deri në vitin 2010 ka ushtruar funksionin si gjyqtare e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë. Në vitin 2010 ajo është transferuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Bera njihet nga opinioni publik për gjykimin e çështjes kundër oficerëve të gardës, Ndrea Prendi dhe Agim Llupi, të akuzuar për vrasjen e protestuesve gjatë tubimit të 21 Janarit, 2011.

Pasuritë

Ralatorja Pine vuri në dukje gjatë seancës se problemet kryesore të gjyqtares Bera rridhnin nga blerja e një apartamenti në vitin 2002. Apartamenti i blerë në Tiranë kishte kushtuar 6 milion lekë dhe sipas relatimit në kontratën e sipërmarrjes ai ishte paguar menjëherë në vitin 2002, jashtë zyrës noteriale.

Megjithatë nga deklarimet vjetore të Berës dhe sipas kontratës së shitjes të nënshkruar në vitin 2011, apartamenti ishte paguar me këste duke filluar nga viti 2002.

Bera në deklarimin e saj këmbëngul në versionin e dytë të pagesës, duke u bazuar edhe në deklarimet vjetore të pasurisë. KPK vuri në dukje se bazuar në të dy versionet ajo kishte bërë dy analiza financiare.

Në versionin e parë Bera rezulton me një bilanc ngetaiv prej dhjetra milion lekësh. Por gjyqtarja e kundërshtoi këtë, duke vënë në dukje se duhej të ishte bërë vetëm një analizë. Ajo tha se kontrata e sipërmarrjes ishte dakordësuar mes palëve, por nuk përshkruante mënyrën e pagesës që detajohej në kontratën e shitjes. Ajo po ashtu paraqiti si provë edhe mandatet e pagesave të kryera në vite.

Por Komisioni vuri në dukje se Bera do të rezultonte me bilanc negativ edhe nëse merrej parasysh versioni i saj i kryerjes së pagesave. Ky bilanc negativ rrjedh kryesisht prej mos njohjes si të ligjshme të të ardhurave që Bera i kishte deklaruar si hua nga vëllezërit emigrantë në Britani rreth 2 milion lekë, prej të cilëve një shumë prej 1 milion lekësh ishte deklaruar si dhuratë për vajzën. Njëkohësisht KPK njohu vetëm 500 mijë lekë nga të ardhurat e deklaruara si të përfituara nga shitja e një shtëpie në Krujë, duke i konsideruar si pjesa takues e bashkëshortit në këtë transaksion.

Bera kundërshtoi gjetjet e Komisionit, ajo këmbënguli se vëllezërit i kishin të ardhurat dhe se huaja ishte e ligjshme dhe duhej të konsiderohej. Gjyqtarja po ashtu bëri me dije se shtëpia e bashkëshortit ishte shitur 2 milion lekë. Ajo i tha Komisionit se shuma duhej të konsiderohej e plotë, pasi prindërit e bashkëshortit kishin jetuar me të dhe në apartamentin e blerë në Tiranë.

E pyetur nga Jacobs mbi mënyrën e transferimit të parave hua nga vellëzerit tek ajo, Bera tha se paratë i kishte marrë nga prindërit, por ato ishin të vëllezëve dhe u ishin lënë prindërve në ruajtje. Ajo tha se huaja ishte marrë me dakordësinë e vëllezërve. KPK megjithatë vuri në dyshim mundësinë e këtyre të fundit për krijimin e të ardhurave.

Siç del nga relatimi ky bilanc negativ në vitin 2002, kishte ndikuar më pas bgjithë analizën financiare të Beras, e cila rezultonte me pamundësi burimesh të ligjshme në disa vite.

Bera këmbënguli se këto pamundësi ishin mëtë vogla se saç thuhej në relatim dhe kufizoheshin vetëm në tre vite. Ajo pranoi se kishte bërë një gabim në deklarimin fillestar, por tha se ai ishte korrigjuar. Ajo po ashtu tha se kishte gabime në deklarimet vjetore që vinin si pasojë e kohës dhe mosmbajtjes së llogarive.

Çështja e 21 janarit

Siç doli nga relatimi Bera rezultoi pa probleme në kriterin e figurës dhe atë të profesionalizmit. Por ndërsa KPK nuk vuri në dukje probleme për asnjë nga çështjet, në relatim u tha se gjyqtares i ishin kërkuar shpjegime për dy çështje me interes publik.

Bera vetë në shpjegimet e saj pranoi se një nga çështjet ishte shpallja e pafajësisë për ish-gardistët Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, të dënuar në Apel për  vrasje nga pakujdesie të protestuesve në 21 janar 2011.

Bera nuk foli për detajet e çështje, po këmbënguli se kjo nuk mund të ishte pjesë e rivlerësimit të saj. Gjyqtarja tha në proces se Apeli e kishte ndryshuar vendimin e saj, por nuk e kishte prishur atë. Kjo do sipas gjyqtares do të thoshte se nuk ishin gjetur shkelje procedurale.

Gjyqtarja tha në proces se vendimi i saj për tu dhënë pafajësi dy ish-gardistëve mund të vlerësohej vetëm nga një gjykatë më e lartë dhe nuk mund të ishte pjesë e procesit të rivlerësimit.

Në fund të seancës, pasi iu përgjigj disa pyetjeve nga vëzhguesi ndërkombëtar Bera i tha trupës se vlerësonte hetimin e kryer dhe kërkoi konfirmim në detyrë. Vendimi do të shpallet më 26 prill në orën 9.45./ BIRN

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ethem Lalaj: 25/04/2024 10:10

    Kjo është gjyqtare e korruptuae e TIPIT NON GRATA-Gjin Gjoni koka e korrupsionit në 34 vite.Me këto TIPA gjyqtarësh kan shpëtuar nga burgu për Korrupsion Saliu e KO-FAMILJARISHT. -Magjistratët+Bandat oligarke+Politiqënët berishist,Metist,Lulit,Minist,Medistë= kokat e krimit në Shqipëri në 34 vite. -80 % e magjistratëve që ka kapur VETINGU tu sekuestrohet PASURIA orgjent.Ndryshe drejtësia është në ZERO.POPULLI PO PRET.Ndryshe PROTESTË PARA GJYQSORIT PËR TI NXJERR NGA ZYRA.

    Përgjigju
  • Burrneshe: 24/04/2024 22:15

    Kjo gjyqtare eshte nga ato persona qe duhet marre shembull. E denje per figuren e gjyqtarit, e denje ne vendimmarrje, burrneshe ne vendimdhenie, e drejte ne arsyetim dhe vendim. Eshte aset ne gjyqesor.GME

    Përgjigju
    • E koruptuar: 25/04/2024 07:38

      Burrneshe quan nje gjyqtare te koruptuar qe justifikon parate e korupsionit me huate ngs vellezerit trafikanke? Kjo ndyresi e rraces njerezore qe ka shkateruar jefe njerezish ne pazar me prokurore maskarenj? Jo vetem te qerrohet nga drejtesia por te ndiqet dhe penalisht.

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Mbyllja e TikTok në Shqipëri/ The Telegraph: Ndalimi i parë i këtij lloji në Europë

Mbyllja e TikTok në Shqipëri/ The Telegraph: Ndalimi i parë i këtij lloji në Europë