Gjyqtarja polake kundërshton ligjin për uljen e moshës së pensionit
Udhëheqësja e Gjykatës Supreme në Poloni ka kundërshtuar ligjin kontravers, i cili ka ulur moshën e daljes në pension të gjyqtarëve.
Gjyqtarja polake Malgorzata Gersdorf
Udhëheqësja e Gjykatës Supreme në Poloni ka kundërshtuar ligjin kontravers, i cili ka ulur moshën e daljes në pension të gjyqtarëve. Malgorzata Gersdorf, ka arritur në gjykatë në Varshavë, e rrethuar nga qindra mbështetës duke thënë se:
Prezenca ime këtu nuk është rreth politikës, unë jam këtu për të mbrojtur sundimin e ligjit.
Gjyqtarja Malgorzata Gersdorf
Gersdorf, 65 vjeçare, i është kërkuar të japë dorëheqje, mirëpo ajo ka insistuar se sipas Kushtetutës, ajo duhet të mbetet në postin që mban deri më 2020. E njohur si kritike e partisë në pushtet, Ligji dhe Drejtësia (Pis), Gersdorf, i ka cilësuar si “spastrim” reformat, sipas së cilave gjyqtarët duhet të pensionohen në moshën 65 vjeçare dhe jo kur ata t’i mbushin të 70-at.
Ndërsa Bashkimi Evropian ka nisur veprim ligjor kundër Qeverisë Polake më herët gjatë kësaj jave, duke thënë se legjislacioni rrezikon pavarësinë e gjyqësorit. Mirëpo Qeveria e krahut të djathtë, ka thënë se reformat janë të nevojshme për të luftuar korrupsionin dhe reformimin e sistemit gjyqësor.
Ndërkohë kryeministri, Mateusz Morawiecki, ka mbrojtur ndryshimet në Parlamentin Evropian më 4 korrik, duke thënë se “secili shtet i BE-së, ka të drejtë të zhvillojë sistemin gjyqësor në bazë të traditave që ka shteti përkatës”. Ndryshimet janë kundërshtuar përmes protestave në disa qytete polake më 3 korrik.
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
37.7%
-
Jo
53%
-
Nuk e di
9.3%
Vota total: 2111
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zjarret në aeroplanët e transportit të mallrave, dyshohet se u organizuan nga Moska
5 Nëntor, 22:12
-
VIDEO/ Ertjan Kofsha 'lahet në ar', peshëngritësi shqiptar merr tre medalje! Shpallet nënkampion Evrope në Poloni
1 Nëntor, 13:29
-
Walesa: Rusia do ta sulmonte Poloninë, e jo Ukrainën, po të mos ishte në NATO
26 Tetor, 19:15
-
Orban pretendon se Qeveria polake është instaluar nga BE-ja
25 Tetor, 14:46
-
Polonia do ta pezullojë përkohësisht të drejtën për azil
12 Tetor, 18:30
-
Gjenerali polak: Varshava duhet ta forcojë ushtrinë dhe ta përgatisë për luftë
5 Tetor, 22:35
-
Shtetet baltike dhe Polonia kërkojnë fonde nga BE-ja për mbrojte kufitare
28 Shtator, 17:14
-
Trafik kokaine nga Amerika Latine në BE e Itali! Baza në Shqipëri, grupi italo-kinez i pastroi 375 mln €! 61 të arrestuar, mes tyre 43 shqiptarë, 2 u kapën në Durrës (VIDEO+ EMRAT)
25 Shtator, 12:36
-
Kryeministri polak-qytetarëve: Nëse shihni ushtarë gjermanë, mos bëni panik, kanë ardhur për të na ndihmuar
19 Shtator, 13:26
-
Arrestohet në Poloni kampioni i botës në boks, Zelensky ndërhyn për lirimin e Oleksandr Usyk
18 Shtator, 22:34
-
I thuri lavde Berishës pasi ia shtroi me ‘raki e tortë’ kur e vizitoi në arrest shtëpie, arrestohet për korrupsion ish-eurodeputeti polak
14 Shtator, 16:10
-
Shqipëri - Poloni bashkëpunim për edukimin mediatik: Propaganda dhe dezinformimi rus përbëjnë kërcënim serioz
11 Shtator, 18:58