Këngëtarja shqiptare Adelina Tahiri është gjykuar shumë herë nga ndjekësit e saj për faktin që ka marrë një bashkëshort me origjinë serbe dhe maqedonase. Shumë herë i kanë vënë epitete të ndryshme duke e quajtur materialiste dhe bashkëshortin e saj e quajtën ‘plakush’.
“Është bërë një bujë shumë e madhe, aq sa nuk u bë as për Meghanin dhe Princ Harryn që thyen rregullat mbretërore dhe ligjet dhe janë bashkë. Burri im ka gjak shqiptari. Nuk është e vërtetë që ai është serb. Ai është shtetas maqedonas por nënën e ka nga Korça. Unë jam shumë e lumtur me të dhe nuk na bashkon materializmi, por dashuria,”- tregon Tahiri.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)