Gjyshërit nuk vdesin kurrë, ata bëhen të padukshëm dhe flenë gjithmonë thellë në zemrat tona. Çdo ditë që ne ndiejmë mungesën e tyre dhe do të jepnin gjithçka të dëgjonim edhe njëherë një nga historitë e tyre i gjejmë në zemër.
Gjyshërit të cilët kanë një rol shumë aktiv në rritjen e nipave dhe mbesave të tyre lënë gjurmë të pashlyeshme që rrënjosen përjetësisht në karakterin e trashëgimtarëve edhe kur ata nuk janë më.
Në kohët e sotme impenjimi i madh i prindërve bën që gjyshërit të jenë gjithnjë e më shumë prezentë në rritjen e vogëlushëve. Ata përfaqësojnë një mbështetje të paçmueshme në familjet e sotme.
Një dado mund të jetë opsion për rritjen e fëmijës, por gjyshi dhe gjyshja janë familja, kush më mirë se ata mund të ofrojë dashuri pa kushte?
Lidhjet mes gjyshërve dhe nipave e mbesave janë shumë të veçanta duke bërë që largimi i tyre nga kjo botë të jetë tronditëse dhe delikate për personalitetin e një fëmije apo adoleshenti.
Psikologët këshillojnë që të rriturit duhet tua shpjegojnë qartë fëmijëve të vërtetën për humbjen e gjyshit apo gjyshit. Lajmi sigurisht që duhet përshtatur në varësi të moshës, megjithatë duhet shmangur gabimi që bëjnë shumë prindër duke i lejuar fëmijët tu japin lamtumirën e fundit shoqëruar me metafora “ai tani është një yll”, ose “po fle në qiell”.
Fëmija duhet ndihmuar për ta kuptuar vdekjen thjesht, pa metafora. Nëse e shpjegojmë këtë nga prespektiva fetare duhet theksuar fakti që i vdekuri nuk mund të rikthehet më. Shpjegimet duhet të jenë të shkurtra, të thjeshta dhe me vend pasi mendja e një fëmije e thith informacionin të kufizuar.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com