TIRANE- Identifikohen autorët e ekzekutimit me kallashnikov të një 70 vjecari dhe mbesës së tij, mbrëmjen e djeshme në fshatin Kasnec të komunës Pult në Shkodër. Burime zyrtare nga policia e Shkodrës bëjnë të ditur se janë shpallur në kërkim 3 anëtarë të fisit Prroni. Për arsye hetimi janë bërë publikë vetëm inicialet e tyre, V. P. 32 vjec, A.P 43 vjec dhe A.P. 27 vjec. Sipas policisë këta shtetas janë autorë të vrasjes së 17 vjeçares Marije Qukaj dhe gjyshit të saj, Kolë Qukaj 70 vjeç.( ne foto)
Policia e Shkodrës ka shpallur ne kërkim anëtarët e fisit Prroni, V. A. A të cilët janë banues ne Shkodër dhe për arsye hetimi nuk jepen emrat e plotë pasi dyshohen se mund te jenë autorët e krimit. Ndërkohë forca të shumta të Komisariatit të Policisë së Shkodrës dhe një skuadër e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë janë në në fshatin ku ndodhi ngjarja e rëndë. Një operacion i gjerë ka nisur në zonën e thellë malore për kapjen e dy të dyshuarve, të cilët mendohet se janë larguar në këmbë për t’i shpëtuar arrestimit. Mësohet se forcat e policisë po mbajnë nën vëzhgim lëvizjet e anëtarëve të dy familjeve në konflikt, për të parandaluar ndonjë përplasje të mundshme mes tyre.
Sipas grupit hetimor vrasja është kryer për motive hasmërie, pasi me datë 07.07.2010 është vrarë me arme zjarri shtetasi N. Prroni, dhe është dënuar për krimin shtetasi Gjok Qukaj. Vrasja e femrave bie në kundërshtim edhe me Kanunin e Lekë Dukagjinit, ligji mesjetar që sot e kësaj dite përdoret si justifikim për krimet e rënda, sidomos në malësinë e Dukagjinit. Krimet për gjakmarrje kanë marrë përmasa të frikshme në Dukagjin, ku tashmë nuk po respektohen më as ligjet e maleve.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com