Shtyhet sërish seanca gjyqësore ndaj Ritvan Zykaj, autori i masakrës së Selenicës. Seanca është shtyrë për mosformatim të trupit gjykues. Zykaj është sjellë në gjykatë nga forca të policisë, por nuk është futur në sallë të gjyqit duke u larguar sërish pas disa minutash. Seanca gjyqësore është përcaktuar për datë 4 qershor.
I pranishëm në gjykatë ishte sot edhe gjyshi dhe xhaxhai i Zykajt, të cilët nuk kanë pranuar të flasin për kamerat. "Nuk e dimë ku kanë shkuar familjarët e tjerë" kanë thënë jashtë kamerave. "Dhe nuk e dimë pse na sjellin në gjykatë. Të marrë dënimin që meriton. Nuk e kemi takuar dhe nuk kemi pse ta takojmë" ka thene gjyshi, i cili është i vetmi që ka mbetur në fshatin Resulaj të Selenicës. "Na mbylli dyert, të dënohet. Ne nuk kemi pse vijmë në gjykatë" theksoi ai.
Prokuroria e Vlorës kërkoi burgim të përjetshëm për Zykajn. Ritvan Zykaj vrau me arme zjarri tetë persona, nga të cilët dy të mitur. Demir Zykaj 76 vjeç, Perri Zykaj 76-vjeç, Besim Zykaj 45-vjeç (i biri), Vasilika Zykaj 40 vjeç (bashkëshorte e Besimit), Sara Zykaj 17 vjeçe (vajza e Besimit) Ledion Zykaj 6 vjeç (djali i Besimit), Azem Zykaj 49 vjeç (i biri), Afërdita Zykaj 47- vjeç (bashkëshorte e Azemit) ishin 8 personat që u vranë nga dora e Ritvan Zykajt. Në deklaratat e tij të para autori i masakrës tha se i vrau për shkak se e akuzonin për vjedhjen e pulave.
Leshonja dhe nje here se ishalla vete andej nga parlamenti ei qet fare , se ndryshe nuk kemi shpetim Si popull.
Përgjigju