Gjyshja daneze kapet me 5 kg heroinë në aeroport, po udhëtonte nga Afrika në Kanada! Droga me vlerë $515.000

Gjyshja daneze kapet me 5 kg heroinë në aeroport, po udhëtonte nga Afrika në Kanada! Droga me vlerë $515.000

81-vjeçarja që u kap me 5 kg heroinë në aeroport

Një grua 81-vjeçare daneze u kap me heroinë në aeroportin e Varshavës, në Poloni të dielën. 81-vjeçarja po udhëtonte nga Afrika në Kanada, dhe kishte në valixhen e saj heroinë me vlerë mbi 515.000 dollarë, thanë zyrtarët në Poloni të premten. Megjithatë, ajo tha se nuk ishte në dijeni të drogës brenda valixhes.

Oficerët e doganave në aeroportin Frederic Chopin vendosën të kontrollonin bagazhin e të moshuarës teksa ajo po kalonte tranzit, pasi dyshuan për itinerarin e saj dhe sjelljen e çuditshme.

Në fund të valixhes që kishte me vete 81-vjeçarja u zbuluan pako me pesë kilogramë heroinë.

Gruaja, që udhëtonte nga Malavi dhe Kenia përmes Dohas dhe Varshavës, mohoi çdo keqbërje dhe tha se anëtarët e familjes i kishin dhënë valixhen me dhurata për të afërmit në Kanada, sipas Aleksandra Skrzyniarz, një zëdhënëse e zyrës së prokurorit në Varshavë.

Ajo u ndalua për tre muaj dhe prokurorët kanë hapur një hetim. Sipas ligjit polak, ajo përballet me 15 vjet burg për posedim të paligjshëm të lëndëve narkotike.

D.GJ/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Momenti kur treni përplas zjarrfikësen në SHBA, 15 të lënduar

VIDEO/ Momenti kur treni përplas zjarrfikësen në SHBA, 15 të lënduar