Eduard Zaloshnja: Gjysma pro Izraelit e 36% pro Palestinës

Eduard Zaloshnja: Gjysma pro Izraelit e 36% pro Palestinës

Pasojat e sulmit në Izrael

Qysh në ditën e parë të luftës më të fundit mes Hamasit palestinez dhe Izraelit, shteti shqipatar, por edhe gjithë politikanët e rëndësishëm të Shqipërisë, u deklaruan hapur pro Izraelit, ashtu si SBA-ja, BE-ja dhe shumë shtete të tjera të botës. Nga ana tjetër, Irani, Rusia dhe disa shtete antidemokratike janë deklaruar hapur pro Hamasit palestinez.

Po qytetarët e thjeshtë të Shqipërisë nga anojnë në këtë konflikt të të ri të përtgjakshëm?

Nuk është bërë ndonjë sondazh rigoroz për ti dhënë përgjigje kësaj pyetje, por si indicie e përafërt mund të na shërbejë një sondazh onlinë i Shqiptarja.com. Është vetëm indicie për faktin se pyetja e Shqiptarja.com përfshin gjithë Palestinën, e jo vetëm Hamasin palestinez (që konsiderohet zyrtarisht si organizatë terroriste nga SHBA-ja e BE-ja), si dhe për faktin se sondazhi përfaqëson opinionin e audiencës së Shqiptarja.com, e jo të gjithë popullatës shqiptare. Sidoqoftë, shpërndarja e përgjigjeve në të na lë përshtypjen se kemi të bëjmë me një audiencë diverse, e jo të njëanëshme.

Kështu, në sondazhin e Shqiptarja.com, gjysma e të anketuarve janë pro Izraelit, 36% janë pro Palestinës, dhe 14% janë të dyzuar. Është sinjifikant fakti se vetëm gjysma janë pro Izraelit, ndërkohë që pro tij është dekaruar hapur shteti shqiptar, si dhe politikanët e rëndësishëm të të gjitha partive.

Kuptohet që sondazhi online nuk mund të na sqarojë se përse gjysma tjetër ose është pro Palestinës, ose është e dyzuar. Kësaj pyetje mund t’i përgjigjemi vetëm duke deduktuar nga zhvillimet e dekadave të fundit në Shqipëri.

Deri në vitin 1990, shteti shqiptar dhe e gjithë makineria e tij propagandistike mbanin një qendrim tejet armiqësor kundër Izraelit. Në Zall-Herr stërviteshin terroristë palestinezë, ndërkohë Enver Hoxha e konsideronte Izraelin koburen e imperializmit amerikan në Lindjen e Mesme. Duket se një pjesë e brezit që i ka jetuar ato kohëra, ruan ende gjurmë të asaj propagande në kujtesën e vet.

Pas vitit 1990, në Shqipëri vërshuan misionarë fetarë nga vendet arabe, të cilët ndërtuan xhami në të katër anët e vendit dhe ofruan bursa studiumi për shumë të rinj shqiptarë. Si rrjedhojë, u krijua një brez i ri besimtarësh myslimanë me një afinitet ndaj botës myslimane në përgjithësi dhe asaj arabe në veçanti. Ata mund të kenë ndikuar edhe tek familjarët e tyre, si dhe tek rrethi shoqëror, për të krijuar një frymë antiçifute.

Në vitet e fundit, është krijuar një rrymë neomarksiste në rininë studentore të frymëzuar nga disa pedagogë të rinj neomarksistë. Neomarksistët kudo në botën perëndimore janë në përgjithësi kundër Izraelit, dhe duket se neomarksistët tanë thjesht i kopjojnë ata.

Mund të ketë arsye të tjera që shpiegojnë pse vetëm gjysma e audiencës së Shqiptara.com është pro Izraelit, por duhet kryer një sondazh rigoroz në terren për t’i zbuluar ato.

M.T/G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tirana: 30/10/2023 19:50

    Sondazhi është më shumë se gjysma për Palestinezët dhe rreth 36% për çifutët. Normal Zaloshnja dhe shumica e mediave mbajnë krahun e zionistëve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Përpjekjet e Turqisë për të fituar një rol më të madh ndërmjetës më 2025

Përpjekjet e Turqisë për të fituar një rol më të madh ndërmjetës më 2025