Policia italiane ka arrestuar një shqiptar, i cili është kapur me gjysmë kilogrami kokainë në shtëpi dhe 14 doza të tjera të fshehura në makinë.
Këto janë sasitë e gjetura nga policia gjatë një operacioni antidrogë që çoi në arrestimin e shqiptarit, të lindur në 1990.
Operacioni për arrestimin e shqiptarit u zhvillua në Breshia, pas disa ditësh ndjekje dhe vëzhgimi nga policia. Më 2 tetor një agjent e përgjoi atë dhe e pa duke u dhënë çanta tre personave e në këmbim mori para.
Sasia dhe cilësia e madhe e drogës që është kapur tregojnë që ai është një profesionist. Ai u kap pasi për disa ditë një patrullë kishte monitoruar lëvizjet e dyshimta të tij.
Më 2 tetor një agjent e përgjoi atë kur e pa duke u dhënë çanta tre personave, e duke marrë para në këmbim.