Gjysmëfinalja mbreslënëse City-Real, Guardiola: Shënuam pak! Ancelotti: Në Bernabeu e përmbysim

Kryevepër e futbollit rezultoi gjysmëfinalja e parë e Champions League mes Manchester City-t dhe Real Madrid, me anglezët që në Etihad Stadium fituan 4-3 serinë e pandalshme të golave.

Spektaklin e paharruar e nisi Kevin de Bruyne që në minutën e dytë, ndërsa pa vonuar shumë Gabriel Jesus dyfishoi duke dhënë idenë e një përballje të lehtë. Gjithsesi në minutën e 33 i përhershmi Benzema trondi City-n, duke shkurtuar diferencat, por me fillimin e pjesës së dytë City kishte sërish një marsh më shumë. Foden realizoi të tretin para se Vinicius të mahniste duke realizuar të dytin për galaktikët. Më tej ishte rradha e Bernardo Silva-s i cili mrekulloi me një supergol, ndërsa në fund edhe njëherë Benzema, por kësaj rradhe me penallti, vulosi shifrat përfundimtare të takimit.

Rezultati 4-3 lë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit, ndërsa me ‘dopietën’ e tij Benzema shkoi në kuotën e 14 golave këtë sezon në Champions duke siguruar titullin e golashënuesit. Në përfundim të ndeshjes trajneri i City-t Guardiola kishte keqardhje për numrin e pakët të golave në krahasim me rastet, ndërsa Ancelotti i Real Madrid u shpreh se ‘mund të kishte shkuar më keq, por ndeshjen e kthimit do na ndihmojë stadium Bernabeu’.

Ndërkohë sonte do të luhet gjysmëfinalja tjetër mes Liverpool dhe Villareal. Anglezët shihen si superfavoritë, por trajneri Kloop ka deklaruar se ‘duhen shmangur gabimet e Juventusit dhe Bayern-it’, dy skuadra të eliminuara nga spanjollët.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës