GKA rishpall konkursin për kuratorin
e ekspozitës ''Onufri XXII’’

GKA rishpall konkursin për kuratorin<br />e ekspozitës ''Onufri XXII’’
Galeria Kombëtare e Artit ka rishpallur Konkursin Ndërkombëtar për Kurator për realizimin e Ekspozitës Ndërkombëtare të Arteve Pamore ‘’ONUFRI XXII’’, që do të zhvillohet gjatë muajve Dhjetor 2016-Shkurt 2017 në ambjentet e kësaj galerie. Kuratori ose kurtorja duhet të plotësojë disa kritere që janë:

-Në konkurs kanë të drejtë të marrin pjesë kuratorë me nënshtetësi shqiptare dhe të huaj.  
-Kuratori/kuratorja duhet të ketë të dokumentuar kurimin e të paktën 2 (dy) ekspozitave ndërkombëtare dhe 3 (tre) kombëtare.
-Të ketë minimumi 7 vjet eksperiencë pune.
-Të ketë botuar artikuj/ese/shkrime mbi artin në revista/katalogë/albume të publikuara në këto 5 vitet e fundit. 

Të interesuarit duhet të paraqesin në GKA një kërkesë për pjesmarrje, konceptin kuratorial dhe një përshkrim se si  kuratori/kuratorja mendon ta zhvillojë ekspozitën, CV artistike/akademike dhe botime, katalogë e revista të ndryshme ku janë botuar shkrimet. Fituesi do të shpallet brenda muajit korrik 2016.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Goditja e drejtorit të ATK-së nga bashkëshorti i Ibrahimajt, Tonin Vocaj: Po e heton Prokuroria

Goditja e drejtorit të ATK-së nga bashkëshorti i Ibrahimajt, Tonin Vocaj: Po e heton Prokuroria