Glauk Olldashi pyet Sekretarin e PPE për ndihmën e Shqipërisë në BE: Ja ç'tha ai për Macron (VIDEO+FOTO)

Glauk Olldashi, djali i eksponentit të ndjerë të Partisë Demokratike Sokol Olldashi mori pjesë në takimin e Këshillit të Studentëve Europianë Demokratë që u zhvillua në Zagreb të Kroacisë. Gjatë mbledhjes mori pjesë si vizitor dhe sekretari i Përgjithshëm i Partive Popullore Europiane Antonio Lopez Istruiz.

Pas fjalimit të mbajtur përpara të rinjve europianë, Glauk Olldashi i bëri dhe pyetje për ndihmën që PPE mund t'i japë Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Sekretari i Përgjithshëm Istruiz tha se "Shqipëria duhet të ketë kujdes nga Macron dhe nga ata që fshihen prapa tij". Gjithashtu duhet kujdes në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit.

Glauk Olldashi ka shprehur dëshirën e impenjimit të tij në Partinë Demokratike dhe në strukturat e partisë sot në opozitë për të vazhduar kontributin aty, ku në mënyrë të papritur e la i ati.

a.m./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Maks: 19/11/2019 18:12

    Kjo demokraciA jon esht pron vetem e politikaneve sepse shoh qe femijet e politikaneve me negativ dhe qe kan shur tek te shumtit lene vendin femijeve sikur vetem keta jan te zotet per te sunduR

    Përgjigju
  • free: 19/11/2019 17:32

    .hajt se ju ka mbledh Birisha mire mire ...ua futi kishtin e tani po ua perdredh qe tju lezetoje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës