Gledis Nano paralajmëron drejtuesit e rinj të policisë: Jeni në provë, do vlerësoheni në bazë të meritokracisë

Drejtuesit e rinj të emëruar në detyra të posaçme në Policinë e Shtetit, janë në provë. Paralajmërimi për ta ka ardhur nga vetë Drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, sipas të cilit, të gjithë do të vlerësohen bazuar në meritokraci dhe integritet. Një ditë pas ndryshimeve në 11 drejtori qarqesh dhe në 7 poste të tjera të rëndësishme brenda kupolës së policisë, Nano ka bërë publike edhe gjashtë emërime të reja, në nivele të dyta drejtuese.

Krenar Muço është drejtori i ri i Migracionit, në Departamentin për Kufirin dhe Migracionin në Policinë e Shtetit. Por kjo nuk është lëvizja e vetme që Nano ka bërë këtë të martë në kuadër të ristrukturimit të Policisë së Shtetit. Ish-drejtori i Policisë së Fierit, Ferdinand Mara, i liruar nga detyra një ditë më parë, emërohet drejtues i Drejtorisë së Analizës dhe Informacionit Kriminal, në Departamentin e Policisë Kriminale. Pjesë e emërimeve të reja janë edhe Artur Selimaj në detyrën zëvendësdrejtor për Sigurinë dhe Policimin në Komunitet, në Policinë e Elbasanit. Në të njëjtën detyrë, por kësaj radhe në Berat transferohet nga Elbasani, Albert Nushi. Zëvendësdrejtorët e Hetimit të Krimeve ndryshojnë në Vlorë dhë në Durrës, ndërsa Gledis Nano ka emëruar përkatësisht në të dy drejtoritë në fjalë, Ilir Dedjan dhe Lorenc Metën. 

Gjatë prezantimit të tyre, Nano u ka kërkuar drejtuesve të rinj angazhim e përkushtim maksimal për parandalimin dhe goditjen e krimit, të kultivimit të kanabisit deri në zhdukje, parandalimin e krimeve mjedisore dhe ndotjes akustike, parandalimin e përshkallëzimit të konflikteve dhe ndjekjen e tyre, me qëllim zgjidhjen ligjore, duke bashkëpunuar me strukturat e tjera përgjegjëse, bashkëpunim më të mirë me institucionet arsimore, me qëllim krijimin e një ambienti sa më të qetë për mbarëvajtjen e procesit mësimor.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:06
Gledis Nano në Elbasan, prezanton Ardian Çipën si drejtor të ri të Policisë së Qarkut

Drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Gledis Nano e ka nisur nga Elbasani prezantimin e drejtorëve të rinj vendore, ndryshimet e të cilëve i bëri të ditura një ditë më parë. Nano ka prezantuar sot në qytetin e Elbasanit, Ardian Çipën, i cili zëvendëson në postin e Drejtorit të Policisë, Gjovalin Lokën.

Në ditët e fundit Elbasani është tronditur nga dy atentate mafioze, të mbetura të pazbardhura. Pavarësisht eksperiencës së vyer ndër vite të Gjovalin Lokës në krye të Policisë Elbasan, Gledis Nano ka vendosur të bëj një rokadë më Korçën, duke emëruar atje Lokën dhe sjelljen e Ardian Çipës nga Korça në Elbasan.

Çipa, me eksperiencë të gjatë në Policinë e Shtetit, përballet tashmë me detyrë të vështirë, në njërin prej qarqeve më problematik sa i përket krimit.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shoku: 19/10/2021 17:00

    Keta emra jane lare e shpelare disa here,hiq ketej e vej andej.Nga ta fillosh Ferdinand Mara nga nje alabak qe bente kerdine me gjoba te drejtoria e forces operacionale e pastaj ne Lezhe me bekimin padronit Xhafa shkoi ne Korce.Cipa menaxheri hashashit te Tahirit, Ky Nano kot e ka me keta ordinere do perfundoj si Ard Veliu.

    Përgjigju
  • Juri: 19/10/2021 15:16

    Me gjithe respektin per kolegun qe sot eshte Drejtor i Pergjithshem dhe mendoj qe eshte personi me i sakte qe mund te kete pasur Policia ne vitet e post diktatures, disa drejtues qarqesh jane personazhe me hije dyshimi, me zero profesionalizem, injorante dhe mungese te theksuar komunikimi. Mendoj qe nese do niseshim nga meritokracia 70% e drejtueseve aktuale jane per tu skartuar, dhe do ishte me vend nese drejtori pergjithshem do analizonte dhe merrte parasysh informativat e sherbimit informativ shteteror. Personalisht, Neritan Nallbatin do e liroja nga detyra per mangesi profesionalizmi dhe vendim marrje ne kundershtim me rregulloren e brendeshme te policise. Boll me me reciklime drejtuesish dhe aq me shume kur jane njerez pa integritet dhe kur ka informacione nga SHISH qe i kompromentojne. Ka plot drejtues te pare te zote, inteligjente dhe te perkushtuar, por nese i mbyllni neper zyra atehere do kemi te njejtin rreth vicioz drejtuesish. Uroj qe termi meritokraci te merret parasysh nga drejtori

    Përgjigju
    • @juri: 19/10/2021 16:12

      Si heq presjen komentit, me nje ndryshim, drejtori qe te ishte zgjedhja me e mire duhet t’i dinte keto

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja