Ndryshime në policinë e shtetit, ikën Tonin Vocaj si drejtor i policisë kriminale! Zëvendësohet nga Neritan Nallbati

Ngjarjet e fundit me natyrë kriminale në vend kanë iniciuar ndryshime të reja në kupolën e Policisë së Shtetit. Me firmën e kryepolicit Gledis Nano, tashmë Departamenti i Policisë Kriminale ka një drejtues të ri, Neritan Nallbatin, i cili vjen nga Durrësi, ndërsa Tonin Vacaj kalon nr. 2 i Policisë së Shtetit.
Në harkun kohor të vetëm pesë ditëve vendi u trondit nga dy atentate të dhunshme, në të cilët katër persona humbën jetën dhe një tjetër u plagos. Ekzekutimet mafioze në mbikalimin e Fushë Krujës dhe në Milot tronditën opinionin publik, ndërsa Policinë e Shtetit e detyruan të kryej lëvizje para afatit të parashikuar në shtator.
Tonin Vocaj, i rikthyer me një post drejtues në Policinë e Shtetit nga ish-ministri Sandër Lleshaj, mori drejtimin e Policisë Kriminale pas disa viteve pune në Akademinë e Sigurisë. Që prej fillimit, departamenti që drejtoi për tre vite e gjysmë ishte në fokus të goditjeve politike, edhe për shkak të ngjarjeve të rënda të regjistruara, një pjesë e të cilave kanë ngelur të pazbardhura. Vocaj kalon tashmë zëvendësdrejtor i Policisë së Shtetit, për Rendin dhe Sigurinë Publike, duke spostuar në këtë mënyrë Albert Dervishajn, i cili kalon në Akademi të Sigurisë.
Neritan Nallbati merr detyrën e vështirë të drejtorit të Policisë Kriminale, në një moment ku opinioni publik zien nga ngjarjet e fundit. Nallbati emërohet në kushtet kur duket se ka një rindezje të konflikteve kriminale në disa zona. Ai prej disa muajsh ishte në krye të Policisë së Durrësit, ndërsa më herët në krye të Policisë së Beratit. Burime të Report Tv bëjnë me dije se dy janë emrat që po diskutohen për drejtues të ri në Durrës.
Më herët, kryepolici Gledis Nano largoi nga detyra drejtorin e Kufirit dhe Migracionit, Eduart Merkaj, i cili u emërua në Akademinë e Sigurisë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:35
Emërimi i drejtorit të ri të policisë kriminale, Rithemelimi i Berishës: Nallbati, skandali i radhës i Ramës

 

Klevis Balliu i ‘Rithemelimit’ të Berishës ka deklaruar sot se emërimi i Neritan Nallbatit në postin e drejtorit të Policisë Kriminale është skandali i radhës i qeverisë Rama. Sipas tij Nallbati njihet si mbështetës i pandërprerë  i aktiviteteve të paligjshme dhe të infiltruarve të botës së krimit në Polici, prej se drejtonte Policinë e Durrësit,” tha Balliu

Neritan Nallbati emërohet drejtor i Policisë Kriminale, në institucionin me demek të reformuar të Gledis Nanos, edhe pse ai u largua në vitin 2003 si bashkëpunëtor i Hakmarrjes për Drejtësi. Nallbati është famëkeq sidomos si protektor i “Rrugëve të kokainës”, gjatë kohës si drejtor i Policisë së qarkut Elbasan. Aktiviteti i tij në mbështetje të narkotrafikut ndërkombëtar kulmoi me rastin “Xibraka”.  Sipas raporteve mediatike dhe konfidenciale, Neritan Nallbati e ka vazhduar pa ndërprerje rolin e mbështetësit të aktiviteteve të paligjshme dhe të infiltruarit të botës së krimit në Polici, edhe në kohën kur drejtonte Policinë e Durrësit.

Që prej tetorit 2021 në portin më të madh në vend ka pasur një rritje eksponenciale të trafikut të drogës. Emërimi i tij në krye të policisë kriminale është rasti i përsëritur i promovimit të korrupsionit në hierarkinë e lartë të Policisë së shtetit. Është tregues se nuk është gara dhe ndershmëria që të ndihmon të bësh karrierë, por përfshirja në afera dhe korruptimi thelbësor.

Partia Demokratike dënon vendimin e drejtorit të përgjithshëm të Policisë, i cili paraqitet në Tiranë si i preferuari i FBI-së amerikane. Një si Neritan Nallbati nuk do të pranohej as roje në oborrin e FBI, dhe jo më hierarki i lartë. Absurde është që një të dyshuar dhe të shkarkuar për lidhje me krimin të emërosh në krye të luftës kundër krimit. Ne dënojmë edhe kriminalizimin e uniformave blu, dhe në të njëjtën kohë theksojmë se trupa e policisë nuk është e korruptuar. Në të ka profesionistë të përkushtuar dhe atdhedashës të ndershëm. Shefat e tyre, nën shembullin më të mirë të shefave politikë në parti, e kanë kthyer armën e policisë në një paradhomë partiake, ku u merret nderi edhe atyre edhe Shqipërisë. Me policë si Neritan Nallbati në krye të punëve, Policia dhe Shqipëria janë në rrezik”, tha Balliu.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 29/07/2022 00:53

    Duhet pritur dalja ne pension e ketyre emrave te konsumuar qe te vijne figura te reja ne polici.Keta per momentin mund te jene me te zotet,ose me me grada,por levizjet e tyre nga nje karrige ne tjetren,nga nje zyre ne tjetren nga nje qytet ne tjetrin,nuk kane sjelle ndonje ndryshim drastik ne nivelin e kriminalitetit,perkundrazi,mund te kene shkaktuar nje ulje interesi nga punonjesit ne terren.Ngritja ne karriere dhe ne grada mund te stimulohet me arritjet ne terren,sidomos kur behet fjale per neutralizim ose kapje kriminelesh te rrezikshem.Por c'vlere mund te kete p.sh kapja e nje super te kerkuari nga nje komisar i thjeshte dhe skuadra e tij,kur vendet e pellumbave mbahen e riciklohen perhere nga te njejtit persona qe marrin te gjithe lavdine, komplimentet dhe perfitimet e tjera,kur ne fakt duhet t'a marre ai komisari i thjeshte dhe skuadra e tij?!

    Përgjigju
  • gfds: 28/07/2022 16:09

    ...vijon riciklimi i pusetave 30 vjecare: vertiten fekalet nga njera pusete ne tjetren.

    Përgjigju
    • Ervin: 28/07/2022 23:10

      Eshte ne kuader te luftes kunder ish sigurimit dhe komunizmit. Ne prag zgjedhjesh partia gjithmone kerkon te kete zagaret me besnik dhe ne front te punes pantronazhiste!

  • KRRIÇI FARI PALLËS: 28/07/2022 14:23

    O Zot kriçi i Fari Komonist Pallës na është bër politikan në një koh që ky është komplet IDJOT. Mjer Shqipria se çfar po heq me tipa si KRIÇI palla.

    Përgjigju
  • Lasgushi: 28/07/2022 13:45

    Jo se thote PD.Se ky devolliu I ka sherbyer e dhkelur ligjin si servil brilant I Muleve e Jareve,Luleve.Pjesetar i banda te pafteve qe drejtojne policine,prej kohesh.Veteran I paftesise genjshtres mashttimit servilizmin e sidomos i fallsifikimin e statistikave dhe realizimeve.2o veta ne polici qe mbajne njeri tjetrin ne poste.Ata luftojne per mospranimin dhe largimin e oficerave me perspective qe kane studjuar jasht vendit.Asnje prej tyre i promovuar nga analfabetet e Saukut.Po garipi Bledi Cuci ku e con mushka,akoma nuk I ka dale narkoza e te njohe ata qe e rethojne.

    Përgjigju
    • Alfons1: 28/07/2022 14:31

      Llagarite deri ku shkon dashakeqesia dhe pabesia e gledisit se bashki me kupolen e hajduteve,po shkon gati 4 vjet nga konkursi i korruptuar per ngritje ne graden komisar i veliut dhe ky gledisi (oficer karriere e quan veten edhe pse gradat i ka marr me vendime gjykatash vete)nuk po e hap konkursin e ri (edhe pse me ligj cdo mars jepen vendet e lira),kane pritur mbi 3 vjet qe te plotesojne vjetersine ne grade komisaret qe blene testet apo ju dhuruan nga ardi veliu gradat e korruptuara ,qe ti ngrejne tani ne kryekimisar dhe te vjedhin bashke me kupolen qe i promovoi.(idiote i dine keta oficerat kujtojne se nuk i marrin vesh lojrat e pista te ketyre).te pakten sali berisha i bente hapur keto pislliqe dhe ste ngelte hatri se e merrje vesh qe gradat merreshin ne seline e pd,po keta jane me keq se te bejne per budalla duke promovuar vetem kriminela dhe prostituta.

  • shoku: 28/07/2022 11:17

    Largoi ate te ciftelise e vuri kete te fustanelles,ky Nano as qe e ka idene se cfare behet kot pa lidhje.Keto fytyra e emra jane ne qarkullim prej 20 vjetesh te perfshire ne afera e zullume.

    Përgjigju
  • Booo: 28/07/2022 11:11

    Tho qe ka qen shok i ngusht i shullait neritani ne vlore ssberi asgje i la te gjith me blinda me hekura ne brez boo vk shqiperi kshu do jet te pakten ky mase eshgeajm nga leket dhe do bej ndnonje cik pun

    Përgjigju
  • Alfons: 28/07/2022 10:55

    E mer gledis nano,mir se njeh vete,mir ste thone gje shoket lepurusha qe ke,mir informacione nuk ke,po internet per te kontrolluar ne google se kush eshte neritan nallbati a ke (mjafton te fusesh emer mbiemer).

    Përgjigju
  • Poja: 28/07/2022 10:55

    Pse sthu qe keni ven pojen e durrsit.ky eshr marionet e tij.e di tan shqipnia..

    Përgjigju
  • Tutu: 28/07/2022 09:29

    Hiq mutin dhe vur kakën… keshtu ka shkuar puna e policise keto 30 vjet…si kudo ne shtetin shqiptar ..

    Përgjigju
    • Duresi: 28/07/2022 10:12

      Po hiq nje maskara e vi nje hajdut e nje qe ri me kriminel

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik