Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka uruar të gjithë qytetarët për festat e fundvitit. Gledis Nano shprehet se në këto vigjilje festash është pikërisht çasti kur duhet të hedhim pas lodhjen, dilemat dhe të rendim shpresëplotë drejt një viti më të mirë se ky që kaluam i cili numëroi jo pak sfida dhe arritje.
Nano shprehet se Policia e Shtetit do të gjendet në çdo arterie të Shqipërisë ndërsa thekson se të nesërmen do ta ndërtojmë së bashku për t'ja kushtuar para së gjithash fëmijëve.
"Çdo vit që largohet nuk i përngjan atij që vjen, pasi mbi pragun ku troket e ardhmja gjithësekush vijon rrugëtimin drejt ëndrrave dhe aspiratave personale. Policia e Shtetit do gjendet pranë jush në çdo arterie të Shqipërisë. Së bashku do ndajmë emocionet dhe do përcjellim urimet e fundvitit. Të nesërmen do ta ndërtojmë së bashku me një qëllim të përbashkët, për t'ja kushtuar para së gjithash fëmijëve tanë."-shprehet Gledis Nano.
Lajmi kryesor:
E ke kollaj ti o drejtor se lëviz me fenelinë, provoje të marrësh një taksi dhe shikoje se si janë akset rrugore pastaj!!
Përgjigju